fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 1 March, 2021 17:16 Rezultati pas numërimit të mbi 10 mijë votave me kusht
  • 1 March, 2021 17:10 Hoxhaj takon ambasadorin Abbott: PDK pret konstituimin e shpejtë të institucioneve të reja
  • 1 March, 2021 17:00 Dështon seanca për kishën Ortodokse në kampusin e UP-së
  • 1 March, 2021 16:52 Szunyog dhe Lumezi flasin për luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë
  • 1 March, 2021 16:49 ”Subvencioni 2021”, policia interviston edhe dy të dyshuar për keqpërdorim të detyrës
  • 26 February, 2021 10:49 Media serbe: Palmer po lobon për të pasuar Godfrey si ambasador në Beograd
  • 25 February, 2021 15:30 Gucatit e Haradinajt u vazhdohet paraburgimi
  • 25 February, 2021 15:25 “Bollni me cirkuz politik”, Daka lëshon mbledhjen e KQZ’së
  • 25 February, 2021 15:23 Policia mban ligjërata kundër drogës në shkollat e Podujevës
  • 25 February, 2021 15:15 Gashi: Deri në qershor do të plotësohen 90% e standardeve për kthimin e Kosovës në ENQA
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
“Qeveria Kurti” mbetet e bllokuar nga “presidenti i LDK-së”
16 December, 2019

Takimi maratonik mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës fundjavën që shkoi vetëm sa i ka larguar këto subjekte drejt arritjes së koalicionit qeverisës.

Barrikadimi i palëve rreth postit të presidentit ka bërë që marrëveshja të jetë vështirë e arritshme. Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë thënë se kjo javë do të jetë vendimtare, derisa kanë përmendur rrethana të tjera nëse nuk arrihet marrëveshje me LDK-në.

Anëtarja e Kryesisë së VV-së, njëherësh deputete e rizgjedhur, Albulena Haxhiu, ka thënë të dielën se problemi i vetëm është insistimi i LDK-së për ta përfshirë postin e presidentit në marrëveshje. Megjithëse nuk kanë dhënë ndonjë emër, LDK-ja ka kërkuar prej VV-së që t’i jepet e drejta e propozimit të kandidatit dhe t’i zotohen 29 votat e subjektit fitues.

“Ne kemi kërkuar të mos përfshihet dhe marrëveshja të nënshkruhet për Qeverinë dhe Kuvendin. Kjo me argumentimin se për kandidatin duhet të punojmë bashkë dhe ta gjejmë një figurë jopartiake që përfaqëson unitetin e popullit. Kjo edhe për shkak të kërkesave kushtetuese procedurale 2/3, prandaj ne duhet të synojnë një kandidat konsensual dhe unifikues”, ka thënë Haxhiu. Ajo ka shtuar se nuk janë të interesuar të zgjatet shumë ky ngërç dhe të krijohen shpresa të rrejshme.

Deri tani janë zhvilluar katër takime në nivel të kryetarëve, për të diskutuar ndarjen e posteve. VV-ja është pajtuar që LDK-së t’i takojë posti i kryetarit të Kuvendit, zëvendëskryeministrit të parë, si dhe ndarja e ministrive të bëhet në mënyrë të barabartë. Ndërkaq posti i presidentit të lihet për më vonë, pasi t’i ketë skaduar mandati Thaçit në vitin 2021. Takimi i fundit mes LVV-së dhe LDK-së u mbajt të shtunën. /koha/

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Torturoi shërbyesen për një kohë të gjatë dhe më pas e vrau, gruaja e policit pranon krimin
25 February, 2021

Torturoi shërbyesen për një kohë të gjatë dhe më pas e vrau, gruaja e policit pranon krimin

Gruaja e një oficeri policie në Singapor ka pranuar se la pa ngrënë, torturoi dhe në fund vrau punonjësen nga

Lajmet e fundit
  • Numërohen mbi 13 mijë e 500 vota me kusht, gjysmën i merr LVV-ja 1 March, 2021
  • Rezultati pas numërimit të mbi 10 mijë votave me kusht 1 March, 2021
  • Hoxhaj takon ambasadorin Abbott: PDK pret konstituimin e shpejtë të institucioneve të reja 1 March, 2021
  • Dështon seanca për kishën Ortodokse në kampusin e UP-së 1 March, 2021
  • Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy dënohet me burgim për korrupsion 1 March, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top