Qeveria e ka miratuar përfundimisht shpronësimin e një prone private për ndërtimin e shiritit për rreshtim për hyrje në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, raporton Gazeta Express.
Kryeministri Albin Kurti tha se është shpronësimi po bëhet për interes publik dhe se ky vendim i ka kaluar të gjitha proceset teknike dhe procedurale sipas legjislacionit.
“Shqyrtimi i propozim-vendimit përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme private e cila preket nga ndërtimi i, siç quhet, shiritit për rreshtim për hyrje në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë”, tha Kurti.
“Ky vendim për shpronësimin për interes publik të lartcekur i ka kaluar të gjitha proceset teknike dhe procedurale të cilat parashihen me legjislacionin në fuqi”, shtoi kryeministri.