fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 5 August, 2022 15:43 Ministrja Nagavci: E shqetësuar rreth plagjiaturës në UP
  • 5 August, 2022 15:41 Bërnabiq: Pres një takim konstruktiv në Bruksel
  • 5 August, 2022 15:37 Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale të Meritave gazetarin e ndjerë, Sulejman Gashi
  • 5 August, 2022 12:44 Çfarë ndodhi? Era Istrefi dhe Mozzik anulojnë duetin që do të sillnin
  • 5 August, 2022 12:38 Tërnava i drejtohet Kurtit për shaminë
  • 4 August, 2022 16:45 Osmani: Në Kosovë e mbijetuara është nënkryetare Kuvendi, në Serbi komandanti që urdhëroi masakrat
  • 4 August, 2022 16:41 Borrell: Kosova e ka miratuar dhe duhet ta themelojë pa shtyrje Asociacionin
  • 4 August, 2022 14:01 Rakiq: Qeveria po e shkel marrëveshjen e Brukselit, bëhemi me opozitën për ta rrëzuar
  • 4 August, 2022 13:57 Hoti: Qeveria i ka dhënë kredi Telekomit për largimin e punëtorëve nga puna
  • 4 August, 2022 13:56 Edhe 146 qytetarë afganë arritën sot në Kosovë
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Qeveria miraton masat e emergjencës në furnizim me energji
1 August, 2022

Qeveria e Republikës së Kosovës, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, gjatë mbledhjes së 91-të, mbajtur në formë elektronike, ka miratuar vendimin për shpalljen e masave emergjente në furnizimin e energjisë.

 

Siç thuhet në njoftim, qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që të shpallen masat e emergjencës në furnizimin e energjisë, të shtyrë nga gjendja aktuale botërore energjetike: rritja e shpejtë e çmimit të importit të energjisë, si dhe paralajmërimi i ndalimit të eksportit të lëndëve fosile nga disa shtete evropiane që mund të ndikojë në rritjen e mëtejshme të çmimit të importit.

“Masat e marra do të mbesin në fuqi për 60 (gjashtëdhjetë) ditë pas aprovimit nga Kuvendi i Kosovës. Kuvendi mund të vazhdojë këtë afat për periudha të njëpasnjëshme prej 30 (tridhjetë) ditësh me shumicë të votave të deputetëve të Kuvendit të pranishëm në seancë, deri në 180 (njëqind e tetëdhjetë) ditë”, thuhet në njoftim.

Me qëllim të sigurimit të energjisë së mjaftueshme gjatë dimrit dhe të mbrojtjes së interesit publik, masat e emergjencës, ndër të tjera, përfshijnë:

Masa mbështetëse për qytetarët me qëllim të sigurimit të ngrohjes gjatë dimrit;

Ndalimin e përdorimit të energjisë elektrike për mihjen e kriptovalutave;

Mbështetjen e Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në funksion të ruajtjes së sigurisë së sistemit elektro-energjetik; dhe

Masa në kursimin e konsumit të energjisë elektrike nga të gjitha institucionet.

Njëkohësisht, Qeveria e Republikës së Kosovës, veçanërisht Ministria e Ekonomisë janë duke monitoruar situatën elektroenergjetike në Kosovë dhe ndërhyrjet e Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës në përgatitjen e termocentraleve për sezonën e dimrit.

Edhe pse termocentralet janë të stërvjetruara, menaxhmenti i KEK-ut së bashku me ekipet e mirëmbajtjes janë duke e bërë maksimumin që blloqet e termocentraleve të gjenerojnë energji elektrike të mjaftueshme për të mbuluar kërkesën vendore. Termocentralet e KEK-ut janë në funksion mbi 80% të kohës gjatë një viti, që është mbi mesataren botërore të punës së termecontraleve me thëngjill. Këto riparime na mundësojnë që ta mbajmë këtë mesatare të lartë të gjenerimit të energjisë dhe furnizim sa më të regullt.

 

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Çavusoglu:“Terrorizmi nuk ka komb”
15 July, 2022 12:50

Çavusoglu:“Terrorizmi nuk ka komb”

Mendimet e së hënës në Prishtinë
21 June, 2022 09:12

Mendimet e së hënës në Prishtinë

Lifestyle
Në çfarë moshe largohen fëmija nga shtëpia e prindërve në Gjermani e shtete tjera
2 August, 2022

Në çfarë moshe largohen fëmija nga shtëpia e prindërve në Gjermani e shtete tjera

Më shumë se 30% e gjermanëve të moshës 15 deri në 24 vjeç nuk jetonin më me prindërit ose kujdestarët

Lajmet e fundit
  • Ministrja Nagavci: E shqetësuar rreth plagjiaturës në UP 5 August, 2022
  • Bërnabiq: Pres një takim konstruktiv në Bruksel 5 August, 2022
  • Erdogani arrin në Soçi, pritet të takohet me Putinin 5 August, 2022
  • Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale të Meritave gazetarin e ndjerë, Sulejman Gashi 5 August, 2022
  • Çfarë ndodhi? Era Istrefi dhe Mozzik anulojnë duetin që do të sillnin 5 August, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top