Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës me anw tw njw komunikate pwr media dënon dhunën policore ndaj tetëmbëdhjetëvjeçarit në ambientet e stacionit policor në Prishtinë.
“QKRMT shpreh shqetësimin për faktin se edhe në të kaluarën është raportuar për përdorim të forcës apo keqtrajtim fizik të të arrestuarve dhe ndaluarve nga ana e Policisë së Kosovës dhe organet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të hetuar dhe zbardhur këto raste”.
Kjo qendër kërkon nga Prokuroria dhe Gjykata kompetente që në kuadër të autorizimeve ligjore të veprojnë sa më shpejt për gjykimin dhe ndëshkimin e zyrtarëve policorë të shfaqur në videot e publikuara në media, gjatë keqtrajtimit të tetëmbëdhjetëvjeçarit në stacionin policor në Prishtinë në vitin 2018.