fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 1 March, 2021 17:16 Rezultati pas numërimit të mbi 10 mijë votave me kusht
  • 1 March, 2021 17:10 Hoxhaj takon ambasadorin Abbott: PDK pret konstituimin e shpejtë të institucioneve të reja
  • 1 March, 2021 17:00 Dështon seanca për kishën Ortodokse në kampusin e UP-së
  • 1 March, 2021 16:52 Szunyog dhe Lumezi flasin për luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë
  • 1 March, 2021 16:49 ”Subvencioni 2021”, policia interviston edhe dy të dyshuar për keqpërdorim të detyrës
  • 26 February, 2021 10:49 Media serbe: Palmer po lobon për të pasuar Godfrey si ambasador në Beograd
  • 25 February, 2021 15:30 Gucatit e Haradinajt u vazhdohet paraburgimi
  • 25 February, 2021 15:25 “Bollni me cirkuz politik”, Daka lëshon mbledhjen e KQZ’së
  • 25 February, 2021 15:23 Policia mban ligjërata kundër drogës në shkollat e Podujevës
  • 25 February, 2021 15:15 Gashi: Deri në qershor do të plotësohen 90% e standardeve për kthimin e Kosovës në ENQA
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
QKSS: Gratë të përjashtuara nga sektori i sigurisë, avancimi i tyre mbetet sfidë
11 December, 2019

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, ka lansuar platformën “Forumi i Gruas për Siguri”, aktivitet ky që implementohet në kuadër të projektit “Ndërtimi i Qëndrueshmërisë: Komunitetet kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”.

Kjo platformë ka për qëllim fuqizimin e grave dhe avancimin e të drejtave të tyre në sektorin e sigurisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë dhe avokimin për adresimin e shqetësimeve dhe pakënaqësive të tyre në sektorin e sigurisë.

Mentor Vrajolli, drejtor i QKSS-së, tha se institucionet e Kosovës kanë avancuar sa i përket ekstremizmit të dhunshëm, duke fuqizuar dialogun ndërmjet komuniteteve religjioze.

“QKSS gjatë viteve të fundit ka qenë më aktive kundër temave të ekstremizmit të dhunshëm dhe po ashtu synojmë që ta trajtojmë këtë problematikë. Në kuadër të kësaj fushe institucionet e Kosovës kanë pasur një progres. Qëllimi është të krijojmë një kohezion më të madh shoqëror dhe fuqizimi i dialogut ndërmjet komuniteteve religjioze. Një ndër arsye se pse qytetarët e Kosovës janë radikalizuar është se institucionet e Kosovës nuk i kanë ofruar kushte për të qenë pjesë e shoqërisë”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

Ambasadorja e Holandës Gerrie Williems tha se ky projekt fuqizon të rinjtë dhe gratë në çështjet politike. Ajo tha se përfshirja e grave në siguri ka qenë një sfidë globale.

“Ky projekt do të diskutohet në 10 komunat e Kosovës si Prizreni, Peja, Mitrovica, Suhareka, Prishtinë, Fushë Kosova, etj, qëllimi i këtij projekti është kontribimi në komunitete të qëndrueshme dhe të parandalohet dhuna dhe ekstremizmi në komunitetet e tjera në Kosovë. Ky projekt fuqizon të rinjtë dhe gratë rreth çështjeve të ndryshme politike. Përfshirja e grave në siguri ka qenë një sfidë globale. Për të adresuar mungesën e grave në siguri në vitin 2000 u miratua rezoluta e cila paraqet një nyje në të cilën qeveritë kanë kërkuar avancimin e grave në sektorin e sigurisë. Përkundër përpjekjeve gratë vazhdojnë të përballen me sfida të mëdha në këtë fushë”, tha ajo.

Ajo po ashtu tha se gratë në Kosovë mbesin mjaft të përjashtuara nga tregu i punësimit dhe janë të privuar nga trashëgimia familjare dhe kjo nuk është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

Sipas saj gratë po luftojnë për t’i parandaluar këto barriera.

“Gratë kanë qëndrim sociale e familjar qe ndihmon në parandalimin e dhunës dhe i mban së bashku familjen e shoqërinë. Shumica e grave përballe me këto barriera dhe gratë çdo ditë po vetëdijesohen. Gratë janë duke bërë punë për ti ndaluar shkaqet e shumë fenomeneve në familje duke përfshirë dhunën dhe ekstremizmin”, tha ajo.

Nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, Teuta Avdimetaj, tha se përmes këtij projekti po synojnë të fuqizojnë rolin e gruas në shoqëri.

“Qëllim i këtij projekti është promovimi i një roli më aktiv dhe po synojmë ta fuqizojmë këtë rolë. Tradicionalisht në fushë e sigurisë kemi parë që gratë kanë anashkaluar dhe nuk janë kanë të përfshira si në fushën e studimeve dhe ato politikbërëse dhe një kthesë shumë e rëndësishme në këtë aspekt është bërë me rezolutën 13/25. Përmes rasteve të ndryshme kemi kuptuar që gratë mund të jenë viktima por ata mund të jenë edhe parandaluese. Në ato komunitete ku depërtojnë rrymat ekstreme ndër të para që afektohen janë gratë”, tha ajo.

Ky aktivitet dhe Forumi i Gruas për Siguri në përgjithësi, do t’i japë rëndësi të veçantë sigurisë së grave në Kosovë edhe (mos) veprimit të institucioneve për të adresuar sfidat e tyre të sigurisë.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Torturoi shërbyesen për një kohë të gjatë dhe më pas e vrau, gruaja e policit pranon krimin
25 February, 2021

Torturoi shërbyesen për një kohë të gjatë dhe më pas e vrau, gruaja e policit pranon krimin

Gruaja e një oficeri policie në Singapor ka pranuar se la pa ngrënë, torturoi dhe në fund vrau punonjësen nga

Lajmet e fundit
  • Numërohen mbi 13 mijë e 500 vota me kusht, gjysmën i merr LVV-ja 1 March, 2021
  • Rezultati pas numërimit të mbi 10 mijë votave me kusht 1 March, 2021
  • Hoxhaj takon ambasadorin Abbott: PDK pret konstituimin e shpejtë të institucioneve të reja 1 March, 2021
  • Dështon seanca për kishën Ortodokse në kampusin e UP-së 1 March, 2021
  • Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy dënohet me burgim për korrupsion 1 March, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top