Sipas këtij raporti korrupsioni në Kosovë perceptohet si rreziku më i lartë ndaj sigurisë kombëtare të shtetit të Kosovës.
Raporti i cili është realizuar në tetor të vitit të kaluar tregon që shumica dërmuese e të anketuarve ose 91.41 për qind e tyre e perceptojnë korrupsionin si rrezikun më të madh të brendshëm në Kosovë. Në vendin e dytë renditet papunësia me 90.98 për qind, ndërsa në vendin e tretë krimi i organizuar me 89.31 për qind, raporton Koha Ditore.
Ky raport ka treguar se 78 për qind e qytetarëve e shohin si rrezik të nivelit të lartë ndaj sigurisë kombëtare ndarjen e Kosovës ose shkëmbimin territorial ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë që 64 për qind e tyre si rrezik të lartë të sigurisë kombëtare e shohin Autonominë territoriale të komunave me shumicë serbe në Kosovë.