Është lënduar një person në vendin e punës në Rahovec.
Ai është dërguar për trajtim në spitalin e Gjakovës e më është transferuar në QKUK.
“ Viktima fillimisht për trajtim mjekësor është dërguar në spitalin e Gjakovës e më pas për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK Prishtinë. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Tutje bëhet e ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.