fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 21 March, 2023 23:42 Murati thotë se me qeverinë “Kurti” ekonomisë çdo vit i shtohet nga 1 miliard euro
  • 21 March, 2023 23:41 Kjo është polica e re kufitare
  • 21 March, 2023 23:40 Pas humbjeve në Trust, opozita kritikon Qeverinë që refuzoi tërheqjen nga kontributpaguesit
  • 21 March, 2023 23:38 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës [video] 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës
  • 21 March, 2023 23:35 Arrestohet postieri, e fshehu një zarf me disa fotografi të ndjeshme brenda
  • 21 March, 2023 23:34 Dalin rezultatet, ky është çifti që votuan shqiptarët për të nxjerrë në nominim
  • 21 March, 2023 23:33 “Unë nuk luaj me zemrën time”/ Keisi flet për ndërprerjen e marrëdhënies me Kristin
  • 21 March, 2023 23:32 Vazhdon historia e debatit mbi sytjenat, pas Shota Baraliut reagon edhe Ana Kabashi (FOTO)
  • 21 March, 2023 23:31 Abdixhiku: DASh me deklaratë zhgënjyese ndaj Kosovës, për herë të parë në histori
  • 21 March, 2023 23:30 Hasani: Marrëveshja e Ohrit është autonomi territoriale për serbët
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Rama: “Ballkani i Hapur” garanton liritë që janë jetike për zgjidhjen e konflikteve në Europë
7 June, 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se Ballkani i Hapur garanton liritë jetike për zgjidhjen e konflikteve në kontinentin tonë.

Në fjalën e tij në Samiti Rajonal i Transportit, Rama theksoi edhe një herë mbështetjen e tij për këtë nismë, në të cilën deri tani janë përfshirë vetëm Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova jo.

“Është një ditë që nis këtu sot me transportin, sigurinë e rrugëve, qëndrueshmërinë e zhvillimit të gjithë sistemit tonë të transportit dhe që vazhdon më pas për mua në Ohër me një tjetër samit të Ballkanit të Hapur, në funksion të ecjes sa më shpejt drejt realizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve, të mallrave, të kapitaleve, të shërbimeve dhe jetësimit sa më shpejt në këtë rajon të katër lirive të Bashkimit Europian. Këto 4 liri të lëvizjes së Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor janë pas asnjë diskutim ajo çka për ne është jetike, ajo çka për sigurinë në këtë rajon është jetike, ajo çka për paqen dhe për zgjidhjen e konflikteve në këtë zonë të Europës është jetike”, tha Rama në fjalën e tij.

“Nuk dua të zgjatem me projektet, por më vjen mirë që sot ne kemi hyrë dhe në një fazë tjetër edhe falë planit europian të investimeve, planit ekonomik të investimeve edhe falë rritjes së mbështetjes së Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe të vetë Bankës Europiane të Investimeve, edhe falë një sinergjie shumë më të madhe brenda për brenda rajonit dhe një kuptimi shumë të thellë dhe shumë konkret të domosdoshmërisë për të bashkuar të gjitha këto forca në funksion të së ardhmes.

Ne jemi në një fazë të avancuar tanimë të punës për Korridorin Blu, një nga segmentet e këtij korridori është tanimë në rrugën e ndërtimit. Segmentet e tjera janë në fazën përfundimtare të daljes në tender ndërkombëtar dhe jemi shumë besimplotë që në harkun e këtij mandati të tretë qeverisës, ne do të shikojmë shumë frutat e këtij kantieri shumë të madh dhe mbase jo krejt përfundimin e këtij aksi kaq të rëndësishëm.

Shpresoj shumë që Bashkimi Europian të mbështesë Malin e Zi sepse nëse segmenti që lidh Kroacinë me Shqipërinë përmes Malit të Zi për ta finalizuar Korridorin Blu do të mbetet i pazhvilluar njëkohësisht, atëherë sigurisht një pjesë e kuptimit e këtij korridori si një korridor i sistemit europian të transportit do të humbasë.

Nga ana tjetër, na vjen shumë mirë që Korridori 8 ka hyrë në agjendën e diskutimeve dhe së bashku me Maqedoninë e Veriut, me qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ne jemi të koordinuar dhe shpresojmë shumë që edhe për këtë projekt që nënkupton praktikisht një kantier në të dyja anët e kufirit, mbështetja e planit ekonomik të investimeve dhe institucioneve financiare nuk do të mungojë dhe as do të vonojë”.

Këtë të martë, nisin punimet e Samitit të radhës në kuadër të nismës Ballkani i Hapur, që do të zhvillohet këtë herë në Ohër.

Samitit i paraprin një darkë pune të përbashkët të liderëve dhe delegacioneve. Puna e samitit nis paraditen e së mërkurës dhe do të përqendrohet te turizmi dhe kultura, për të cilat do të mbahen dhe dy seanca plenare. Mbi këto sektorë do të nënshkruhen dhe një sërë marrëveshjesh të përbashkëta.

Liderët e Open Balkan do të mbajnë dhe një konferencë për mediat në orën 13:35 të ditës së mërkurë. Në këtë samit, përveç 3 bashkëthemelueseve, Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, do të marrin pjesë si vëzhguese dhe Bosnjë-Hercegovina me përfaqësues të saj dhe Mali i Zi, me kryeministrin Dritan Abazoviq. Kosova nuk ka pranuar të marrë pjesë në këtë takim./A2

« Previous Post
Next Post »
Opinione
“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”
21 March, 2023 23:47

“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”

Lifestyle
Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?
21 March, 2023

Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?

Edhe pse puna me orë të gjata në zyrë mund të ndihmojë progresin e korporatës, ajo nuk ju ndihmon ju

Lajmet e fundit
  • Kërkesa e qartë e BE-së dhe SHBA-së drejt Kurtit e Vuçiqit: Zbatojeni Marrëveshjen e Ohrit 22 March, 2023
  • Kryhet një operacion i rrallë në Spitalin e Pejës, 67-vjeçares i hiqet masa tumorale 21 March, 2023
  • “Lufta” në OFK: Gjyqi i Nderit e rikthen Jakupin, anëtarët e Kuvendit iniciojnë zgjedhjen e kryetarit të ri 21 March, 2023
  • “Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….” 21 March, 2023
  • Është koha për të marrë përgjegjësi dhe për të ecur drejt BE-së 21 March, 2023
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top