fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 8 August, 2022 18:38 Hyseni: Qeveria s’duhet të bie në grackën e Serbisë duke bërë dialog për çështje të veçanta
  • 8 August, 2022 18:36 Çitaku: Mos ndjellni frikë e panik, s’ka me pasë luftë në Kosovë
  • 8 August, 2022 18:35 Aliu dhe Krasniqi nënshkruajnë marrëveshjen për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në dy lagje të Fushë Kosovës
  • 8 August, 2022 10:42 Sulmohen katër policë në Prishtinë
  • 8 August, 2022 10:39 Prishtina së shpejti pajiset me autobusë të rinj dhe elektrikë
  • 8 August, 2022 10:36 Ambasada ruse në Beograd e quan provokim ndalimin e gazetares ruse në Kosovë
  • 8 August, 2022 10:34 Analisti amerikan: ‘Open Balkan’ minon Procesin e Berlinit
  • 8 August, 2022 10:30 Kandiq: Në zonat ku ka vepruar Deliq në Kosovë, janë vrarë mbi dymijë civilë
  • 8 August, 2022 10:27 Deri në 30 minuta pritje te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë
  • 5 August, 2022 15:43 Ministrja Nagavci: E shqetësuar rreth plagjiaturës në UP
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Rama për Osmanin: Erdhi për të bërë propagandë që të marrë vota në Kosovë
24 December, 2020

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një konference me gazetarët ka folur edhe për deklaratat ushtrueses së detyrës së presidentes në Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo e fundit tha se Shqipëria dhe Kosova nuk duhet të kenë tra mes tyre, ndërsa shtoi se Serbia duhet të paguajë për ato që ka bërë dhe nuk duhet të mbrohet.

Duke iu përgjigjur këtyre deklaratave të bëra në Kuvendin e Shqipërisë nga Osmani, Rama ka thënë se rruga është e Atdheut dhe si e tillë duhet të mirëmbahet. Sipas tij, kjo rrugë ishte e destinuar të shkatërrohej nga faktorë të ndryshëm, ndërsa tani po ndryshon me standardet e nevojshme.

Ai ka thënë se Osmani ka shkuar në Tiranë për të bërë propagandë e për të fituar vota në Kosovë

“Objektivi ynë është 0 probleme me fqinjët. Kjo nuk do të thotë fshehje të problemeve por zërim. Në këtë rast nuk është se kemi probleme me Kosovën. Politika e brendshme është bërë e jashtme dhe anasjelltas. Kjo e ka rraskapitur Kosovën. E shoh me shumë shqetësim dhe e kam adresuar në mënyrë konstante. Akoma më grotesk është debati për traun. Paraqitet trau i pagesës së rrugës si kufi për Kosovën. Kjo është të bësh politik të brendshme me një çështje administrative të vendit fqinj. Dhe vjen në Tiranë për të bërë propagandë për të fituar vota në Kosovë. Është jo dashamirëse. Ky është një tra në mes të atdheut që do ta paguajnë të gjithë atdhetarët se është një rrugë e atdheut. Se vlen për të gjithë ata që e përdorin rrugën. Shikojeni rrugën dhe zonja Vjosa dhe të gjithë të tjerët mund ta shikojnë se ndryshim ka në çdo pjesë saj falë investimeve që po bëhen. Ishte një rrugë në rrezik dhe tani po bëhet me standarde. Janë dy pika që flasin qartësisht me një sëmundje që e ka prekur dhe po e gërryen politikën në Kosovë duke bërë një alterim të funksioneve politike atë të jashtme dhe të brendshme. Nuk ka lidhje me marrëdhënie konceptuale. Për të kaluar në dimension tjetër me luftën diplomatike me Serbinë. Nuk fitohet lufta kështu duke ardhur në Tiranë duke rrotulluar thikën e nacional folklorizmit vulgar. Lufta diplomatike bëhet me mjetet ët tjera para se të fitohej liria. Deklarata nuk përdoren si pushkë, e bomba, thjeshtë lëndojnë dhe plagosin vetveten jo kundërshtarin në fushën e luftës diplomatike. Me këtë formë s’do e hapnim rrugën e linjës së energjisë.” ka thënë Rama.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Çavusoglu:“Terrorizmi nuk ka komb”
15 July, 2022 12:50

Çavusoglu:“Terrorizmi nuk ka komb”

Mendimet e së hënës në Prishtinë
21 June, 2022 09:12

Mendimet e së hënës në Prishtinë

Lifestyle
Në çfarë moshe largohen fëmija nga shtëpia e prindërve në Gjermani e shtete tjera
2 August, 2022

Në çfarë moshe largohen fëmija nga shtëpia e prindërve në Gjermani e shtete tjera

Më shumë se 30% e gjermanëve të moshës 15 deri në 24 vjeç nuk jetonin më me prindërit ose kujdestarët

Lajmet e fundit
  • Kurti për Asociacionin: Jo në bazë të etnisë 8 August, 2022
  • Mimoza Kusari e ashpër për Asociacionin, paralajmëron diskutim me serbët dhe thotë “do të rezistojmë” 8 August, 2022
  • Hyseni: Qeveria s’duhet të bie në grackën e Serbisë duke bërë dialog për çështje të veçanta 8 August, 2022
  • Çitaku: Mos ndjellni frikë e panik, s’ka me pasë luftë në Kosovë 8 August, 2022
  • Aliu dhe Krasniqi nënshkruajnë marrëveshjen për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në dy lagje të Fushë Kosovës 8 August, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top