Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka vizituar objektin ku po ndërtohet “Qendra për Down Sindrome dhe Autizëm”.
Ai tha se Prishtina ka nevojë për një qendër të tillë, e cila do të jetë në përkrahje të të prekurve me këtë sindromë.
“Prishtinës patjetër se i nevojitet një qendër adekuate e integruar për përkrahjen e personave të prekur me sindromën Down dhe autizëm. Së bashku me ekipin e Komunës, organizuam një vizitë për të përcjellë ecurinë e punës në objektin e përcaktuar për ndërtimin e ‘Qendrës për Down Syndrome dhe Autizëm’”, ka shkruar Rama në Facebook.
Rama shtoi se i është mirënjohës Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TİKA, për mbështetjen në krijimin e mundësive të reja për zhvillim dhe gjithëpërfshirje.