fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 5 March, 2021 17:13 Grenell godet BE’në: Filloni dhënien e vizave për Kosovën
  • 5 March, 2021 17:11 Ambasadori i Japonisë në Kosovë uron Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit
  • 5 March, 2021 15:17 Përfundon seanca ndaj Salih Mustafës, gjykimi pritet të fillojë me 30 prill
  • 5 March, 2021 15:12 Hoti: Jasharajt u bënë emblema e vërtetë e ushtrisë së popullit
  • 5 March, 2021 15:05 Lajçak për mediumin serb: Kurti është i gatshëm të vijë në Bruksel e të takohet me Vuçiqin
  • 5 March, 2021 12:10 Pamela Anderson po e shet shtëpinë për 15 milionë dollarë
  • 5 March, 2021 11:58 Aktakuzë ndaj këshilltarit të kryetarit të Kllokotit
  • 5 March, 2021 11:48 Bebe Rexha publikon këngën e re
  • 5 March, 2021 11:34 Partitë joserbe ankohen në PZAP, shkak dyshimet se Lista Serbe manipuloi me vota
  • 5 March, 2021 11:21 Hoti: Vaksina anti-COVID vjen këtë muaj
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Raporti për dialogun Kosovë-Serbi: Asnjë nga opsionet e kompromisit nuk është ideal
25 January, 2021

Grupi Ndërkombëtar i Krizave (International Crisis Group -ICG), botoi sot raportin lidhur me një rifillim të dialogut Kosovë-Serbi. ICG rekomandon që Brukseli të fokusohet në inkurajimin e bisedimeve.

Raporti i ICG përmban 27 faqe dhe është ndarë në pesë pjesë mes të cilave flitet për rolin e BE në bisedimet për çështjet teknike, si e shohin Prishtina dhe Beogradi çështjen dhe tre opcionet politike.

Pavarësia e Kosovës është konflikti kryesor, thuhet në raport: “Duke filluar që nga viti 2006, Prishtina dhe Beogradi kanë zhvilluar herë pas here bisedime për normalizimin e marrëdhënieve. Ata kanë rënë dakord në shumë pika, por nuk bien dakord në çështjen më të rëndësishme që i ndan: pavarësinë e Kosovës.”

Pas vitit 2011, ndërmjetësimi i BE, solli arritjen e marrëveshjeve në çështjet teknike, por dështoi në çështjet kryesore të konfliktit politik, vlerëson raporti duke kujtuar se “në vitin 2018, presidentët e të dy vendeve skicuan pikat kryesore për arritjen e një marrëveshje që bazohej në këmbimin e territoreve, e cila u hodh poshtë pasi u kundërshtua si nga brenda vetë vendeve ashtu edhe nga BE”. Duke vazhduar më tej po me histori raporti thotë se, dialogu i kryesuar nga BE rifilloi në korrik 2020, dhe Uashingtoni nisi një përpjekje paralele, por shtysa e re diplomatike ka hasur vështirësi të mëdha. “Ndërkohë që presidenti serb Aleksandar Vuçiç duket i interesuar për të arritur një marrëveshje, kolegu i tij kosovar po përballet me akuza për krime lufte, duke e lënë qeverinë e Prishtinës në kaos dhe pa ndonjë përkrahës të spikatur për arritjen e marrëveshjes”. Takimi në shtator në Shtëpinë e Bardhë, u pa të ishte një takim me vlerë simbolike, thuhet më tej duke theksuar se: “Një marrëveshje e qëndrueshme mund të arrihet vetëm nëse Beogradi dhe Prishtina ndryshojnë qëndrimet e deritanishme”.

Kushtetuta e Serbisë kërkon që çdo lloj marrëveshjeje që do të pranonte pavarësinë e Kosovës të aprovohet me referendum, por udhëheqja politike nuk ka bërë asgjë për të përgatitur votuesit për kompromisin që kërkohet për të arritur marrëveshjen, thotë raporti i cili vazhdon duke shpjeguar se: “Kosovës nuk i duhet një gjë e tillë, por udhëheqësit e Kosovës mund të kërkojnë që marrëveshja të votohet në mënyrë që të legjitimohet, dhe kjo do të kërkonte përgatitjen e publikut kosovar për të bërë lëshimet e nevojshme.”

Opcione për kompromis

Mundësitë me të cilat mund të arrihet tek kompromisi janë tri: E para bazohet në ëmbëlsimin e Serbisë, e cila do të merrte mbështetjen e donatorëve për zhvillimin dhe anëtarësimin në BE, si shpërblim për njohjen e pavarësisë së Kosovës. E dyta do  të ishte që Serbia të njihte pavarësinë e Kosovës, si këmbim për krijimin e zonave të reja autonome për serbët e Kosovës dhe shqiptarët e Serbisë. Dhe opcioni i tretë do të ishte këmbimi i territoreve, siç e parashihte projektmarrëveshja e vitit 2018.

Deutschland Berlin | Video-Gipfeltreffen zum Westbalkan-Konflikt

“Asnjë nga këto opcione nuk është ideal,” pranon raporti ku thuhet se: “Aktualisht, Brukseli duhet të fokusohet në inkurajimin e negociatave në të cilat palët do të ishin të lira të gjenin zgjidhje që do ishin në përputhje me të drejtat e njeriut dhe ligjet ndërkombëtare”.

Si BE ashtu edhe SHBA duhet të luajnë rolin e tyre, thuhet në raport. BE duhet të shohë a mund të ndryshojë qëndrimin duke vendosur si qëllim të qartë arritjen e marrëveshjes finale bazuar në njohjen reciproke (gjë që nuk e pranojnë pesë vendet e BE nuk që nuk e njohin Kosovën) dhe të bëjë të qartë se mediatorët e BE nuk do t’i shmangen diskutimeve, si për autonomi ashtu edhe për këmbime territori, thuhet në raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave.

SEAE Mogherini - Vucic - Thaci -Treffen in Brüssel

Kurse SHBA nga ana e saj duhet të punojë me qeverinë e Kosovës për të zhvilluar një strategji bisedimesh, bazuar në mirëkuptimin që njohja është e mundur, por duke pranuar kushte të caktuara, thuhet në raport. “Partnerët e Kosovës duhet të përgatiten për mundësitë që bisedimet të vazhdojnë pa sjellë ndonjë zgjidhje. Në këto rrethana strategjia më e mirë mund të ishte hapja që do t’i krijonte mundësinë Kosovës të vazhdonte integrimin në institucionet ndërkombëtare dhe të vendoste lidhjet ekonomike, politike dhe të sigurisë me pjesën tjetër të botës. Ata mund të dërgojnë në Prishtinë një pjesë më të madhe të investimeve dhe ndihmave për Ballkanin. Kjo do t’i kujtonte Beogradit se nuk ka në dorë veton e përhershme mbi të ardhmen e Kosovës,” shkruan Grupi Ndërkombëtar i Krizave në raportin për dialogun Prishtinë-Beograd.

Grupi i Krizave, një organizatë e pavarur ndërkombëtare, me qendër në Bruksel ka 120 anëtarë në të gjithë botën, që përpiqen nëpërmjet analizave dhe avokatisë të parandalojnë konfliktet dhe të zgjidhin konfliktet e mbetura pezull.

Nga emrat e politikanëve që janë marrë me konfliktin Kosovë- Serbi janë Carld Bild, ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Federica Mogherini, ish-përfaqësuesja e Lartë e BE për politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë dhe George Soros, themeluesi i fondacionit për Shoqëri të Hapur, që të tre anëtarë të bordit të kryesimit të Grupit të Krizave. Në listën e këshilltarëve ndodhet edhe emri i Marti Ahtisaarit, ish-residentit finlandez dhe ish i ngarkuari special për Kosovën./dw/

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Në ShBA, edhe majmunët vaksinohen për Covid-19
5 March, 2021

Në ShBA, edhe majmunët vaksinohen për Covid-19

Disa majmunë në kopshtin zoologjik të qytetit San Diego në Shtetet e Bashkuara janë vaksinuar me një vaksinë eksperimentale kundër

Lajmet e fundit
  • Grenell godet BE’në: Filloni dhënien e vizave për Kosovën 5 March, 2021
  • Ambasadori i Japonisë në Kosovë uron Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit 5 March, 2021
  • Kosnett pas arrestimit të tetë policëve: Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin 5 March, 2021
  • Shtatë të vdekur dhe 564 raste të reja me COVID-19 5 March, 2021
  • Përfundon seanca ndaj Salih Mustafës, gjykimi pritet të fillojë me 30 prill 5 March, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top