Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq ka reaguar pas sulmit që të hënën iu bë djalit të politikanit serb, Nenad Rashiq në Llapnasellë.
Janjiq shkruan në llogarinë e tij në Twitter se është thellësisht i tmerruar nga ky rast.
“ Pa hyrë në pikëpamjet e Nenadit, fëmija u rrah me shufra metalike, boksa, dhëmbët i ishin thyer, fytyra e tij ishte gjymtuar. Ky krim i tmerrshëm duhet të dënohet. Këta njerëz nuk janë serbë, por janë çnjerëzor”.
“Meqenëse ka një video-regjistrim, nuk është e vështirë të gjenden autorët. Ky është një mëkat i madh që çdo njeri normal e dënon. Dhe kushdo që e ka urdhëruar atë duhet të hetohet”, shkruan ai.