Deputetët e kanë miratuar projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Statusin e Forcave në mes të Republikës së Kosovës dhe shtetit të Kuvajtit.
Grupet Parlamentare të Vetëvendosjes, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së janë shprehur pro këtij projektligji, derisa përfaqësuesit e Listës Serbe dhe të Grupit Multietnik nuk e kanë shprehur qëndrimin e tyre.
Ky projektligj ka marrë 83 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.