fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 4 March, 2021 13:39 20 deputetët e komuniteteve joshumicë
  • 4 March, 2021 13:37 Ish-deputetët e LDK’së që nuk arritën të bëhen deputetë në këtë legjislaturë
  • 4 March, 2021 13:31 Arban Abrashi, i vetmi nga ministrat e LDK-së që nuk u bë deputet
  • 4 March, 2021 13:30 Zgjedhjet e 14 shkurtit – mbi 71 mijë vota për Donika Gërvallën
  • 4 March, 2021 13:25 Naser Ramadani kërkon masa rigoroze ndaj COVID-19
  • 4 March, 2021 13:23 Lista e Osmanit me shtatë deputetë në parlament
  • 4 March, 2021 13:07 Këto janë votat e gruas së Rexhep Selimi
  • 4 March, 2021 13:05 Behgjet Pacollin e votuan 11 mijë e 649 persona
  • 4 March, 2021 13:02 Publikohet lista, këta janë 19 deputetët e PDK’së
  • 4 March, 2021 12:58 Numri i votave që mori Arben Vitia në zgjedhjet e 14 shkurtit
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Reagon KMDLNJ: Të mbrohet pavarësia e KQZ’së, kaosi u shkaktua nga Gjykata Kushtetuese
21 January, 2021

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Lirive të Njeriut, përmes një njoftimi për media ka thënë se në prag të zgjedhjeve KQZ’së po i bëhet presion që ndikon në mbarëvajtjen e punës.

Sipas tyre, presioni është i natyrës politike që ka për qëllim nënshtrimin e saj ndaj subjekteve politke.

Nga KMDLNJ është thënë se kaosi në vend është shkaktuar nga Gjykata Kushtetuese e cila sipas tyre, morri një vendim kontravers që ka krijuar hapësirë të interpretimit sipas interesit politik dhe zbatimit të standardeve të dyfishta.

Njoftimi i plotë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ( KQZ ) është institucioni kryesor dhe autoriteti i vetëm që , me Ligj ka mandat për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, qofshin ato lokale apo të përgjithshme. Në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit 2021, KQZ –ë po i nënshtrohet një presioni të palejueshëm e që ndikon në mbarëvajtjen e punës.

Presioni është krejtësisht i natyrës politike e që, për qëllim e ka nënshtrimin e KQZ-së ndaj subjekteve të caktuara politike. Me një vendim krejtësisht politik  të Gjykatës Kushtetuses të Kosovës, sepse pati efekte dhe pasoja politike, vendi dhunshëm shkoi në zgjedhje të parakohshme ndonëse Gjykata Kushtetuese nuk ka mandat ta çojë vendin në zgjedhje.

Po ky vendim, që sipas KMDLNj –së është krejtësisht politik, u sanksionuan me mospjesëmarrje në zgjedhje të përgjithshme 47 kandidatë për faktin se kishin një vendim të formës së prerë për vepra penale, pa u specifikuar natyra  e veprave, në 3 vitet e fundit.

Nga ky vendim i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës u prekën thuaja të gjitha subjektet politike në Kosovë, kush më shumë e kush më pak.

Përkundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me të cilën pamundësohej pjesëmarrja në zgjedhje të gjithë atyre që ishin dënuar, subjektet politike i përfshinë ata kandidatë në lista për zgjedhje duke i renditur, qoftë si bartës të Listës ( LVV ) apo në majat e listave  ( AAK ) dhe Nisma gjithnjë duke patur parasysh faktin se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të pakundërshtueshme dhe se nuk ka adresë tjetër ku mund të kërkohet drejtësi përjashtuar Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasbur ku Kosova nuk ka qasje.

Tërë këtë kaos e ka bërë GJK, me një vendim kontravers që ka krijuar hapësirë të interpretimit sipas interesit politik dhe zbatimit të standardeve të dyfishta me ç’rast  pranohet vendimi që vota e Et’hem Arifit të shpallet e pavlefshme e të rrëzohet qeveria Hoti kurse vendimi për ndalim në zgjedhje për 47 kandidatë me precedencë penale, nuk pranohen.

Ky është rast tipik i përpjekjes për legalizim të përdorimit të standardeve të dyfishta!

Vendimet e GJK  janë të detyrueshme edhe për KQZ-në andaj janë të papranueshme sulmet që i bëhen KQZ-së, së pari për vendimin për verifikimin e votuesve nga diaspora kurse tani pse nuk i certifikon kandidatët që janë subjekt i trajtimit në vendimin e Gjykatës Kushtetuse të Kosovës.

Ta përdorësh këtë  si pretekst se KQZ qenka i “ kapur “ është pandershmëri e skajshme aq më parë që në KQZ-ë, përbëhet nga përfaqësues të subjekteve politike, sipas forcës politike të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës sikur edhe nga shoqëria civile.

KMDLNj kërkon të ndalen sulmet dhe kërcënimet ndaj KQZ-së, anëtarëve të KQZ-së sikur edhe kryetares, znj. Valdete Daka në mënyrë që të mos pengohet puna e tyre në organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

KMDLNj, gjithashtu kërkon që policia e Kosovës të hetojë të gjitha kërcënimet eventuale ndaj KQZ-së dhe, nëse paraqitet nevoja të sigurojë kushte për punë të papengueshme .

Subjektet politike duhet të tregohen të përgjegjshme dhe të zbatojnë vendimet e KQZ-së, pasi t’i kenë shfrytëzuar rrugët ligjore dhe të mos lejojnë zbatim të standardeve të dyfishta. Pikërisht këta, me shembullin e tyre duhet të tregojnë se janë për ligjin, shtet të së drejtës dhe shtet ligjor pavarësisht forcës politike, përkatësisë partiake, etnike etj.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Ish-mësuesja 49 vjeçare thotë se duket 20 vjet më e re falë 50 operacioneve plastike
4 March, 2021

Ish-mësuesja 49 vjeçare thotë se duket 20 vjet më e re falë 50 operacioneve plastike

Një ish-mësuese ka pranuar se ka bërë 50 ndërhyrje para moshës 50 vjeçare – dhe pretendon se njerëzit tani nuk

Lajmet e fundit
  • Tevez e mohon se është pensionuar nga futbolli 4 March, 2021
  • Young pritet të largohet nga Interi 4 March, 2021
  • 20 deputetët e komuniteteve joshumicë 4 March, 2021
  • Ish-deputetët e LDK’së që nuk arritën të bëhen deputetë në këtë legjislaturë 4 March, 2021
  • Arban Abrashi, i vetmi nga ministrat e LDK-së që nuk u bë deputet 4 March, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top