Real Madridi ka njoftuar se skuadra do të veshë fanella me ngjyrë të zezë në El Clasico, që do të zhvillohet në Estadio Santiago Bernabeu të dielën nga orën 21:00.
Duke bashkuar pa probleme novacionin sportiv me estetikën e modës, koleksioni kryesohet nga një fanellë e zezë me detaje të bardha.
Kompleti i ri i Real Madridit, i cili është lansuar këtë sezon për 120-vjetorin e Real Madridit, është projektuar nga stilisti legjendar, Yohji Yamamoto.
Pasi ka bashkëpunuar për herë të parë për fanellën e tretë të Real Madridit për sezonin 2014/15, këtë herë partneriteti zgjerohet për një koleksion më të gjerë që kanalizon një bashkim simbolik të dinamizmit dhe shpejtësisë.
Nga ana e saj, Barcelona do të paraqitet në fanellën e tretë për këtë sezon, e cila ka ngjyrat e flamurit që përfaqëson rajonin e Katalonjës.
Ky do të jetë një rast i veçantë për të dyja skuadrat, të cilat zakonisht janë duke veshur fanellat e tyre të para.