fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 10 December, 2019 14:56 Rrëfimi prekës i Ardiana Matoshit: Kur isha shtatzënë kuptova që kisha tumor
  • 10 December, 2019 14:48 “Na ikëm!, Thirrna kur t`bahet mirë”, pankarta me mesazhi interesant tek Kuvendi
  • 10 December, 2019 14:41 Ligji i Pagave: Nesër mblidhen Këshillat Drejtues të tri sindikatave
  • 10 December, 2019 14:17 Pacolli: Turp ndarja e Nobelit për Handken, Evropa harroi çfarë ndodhi në Kosovë, Bosnje e Kroaci
  • 10 December, 2019 14:14 Zjarrfikësit të pakënaqur me kushtet e punës, kërkojnë të jenë pjesë e MPB-së
  • 10 December, 2019 14:12 Abazi: Deri në fund të javës pritet arritja e marrëveshjes me LDK-në
  • 10 December, 2019 14:01 Erdogan: Dhënia e Nobelit një racisti, shpërblim i shkeljeve të të drejtave të njeriut
  • 10 December, 2019 13:58 “Dnevni Avaz”: Pas vendosjes së taksës, eksporti i BeH në Kosovë ra 97 për qind
  • 10 December, 2019 13:18 Bie kostoja e ndërtimit në Kosovë
  • 10 December, 2019 13:08 Haradinaj regjistrohet në Kuvendin e Kosovës
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Reçica: PDK-ja në zgjedhje garon e vetme, më pas nuk ka vija të kuqe për asnjë parti
13 August, 2019

Edhe pse Partia Demokratike e Kosovës është pro shpërndarjes së kuvendit më 22 gusht, ende nuk ka finalizuar listën me nënshkrime nga të gjithë deputetët e Grupit Parlamentar të këtij subjekti për të shkuar vendi në zgjedhje.

Ndërsa, të gjitha subjektet e tjera kanë thënë t’i kenë dorëzuar listat me nënshkrime në kuvend. Publike në faqen zyrtare të Kuvendit, janë vetëm ato të LVV-së dhe PSD-së.

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica në një intervistë për KosovaPress deklaron se PDK-ja do ta mbështet mocionin për shpërndarjen e kuvendit javën e ardhshme. Sipas Reçicës që është pjesë udhëheqëse e PDK-së, kjo parti është e gatshme të shkoj vendi në zgjedhje dhe deri tash ka grumbulluar 18 nënshkrime të deputetëve.

“Pa diskutim se PDK-ja dhe Grupi Parlamentar i PDK-së do ta mbështesë mocionin për shpërndarjen e kuvendit më 22 gusht dhe nuk ka pasur në asnjë moment dhe nuk ka dilemë. Ne kemi pasur qëndrimet tona, mirëpo që nga dorëheqja e kryeministrit Haradinaj, ne kemi dal më qëndrime shumë të qarta, edhe kryetari i partisë, edhe shefi i GP-së, por edhe gjithë nomenklatura e PDK-së. Pra, ne jemi të gatshëm për zgjedhje dhe PDK kërkon që të shkohet në zgjedhje, ende nuk është përmbyllë për shkak se një pjesë e deputetëve kanë qenë në pushime, por unë besoj që shumë shpejt do të përmbyllet lista e nënshkrimeve nga deputetët që do ta nënshkruajnë mocionin. Andaj, më 22 gusht deputetët do të jenë aty për ta votuar mocionin për shpërndarjen e parlamentit”, thotë Reçica.

Sa i përket koalicioneve parazgjedhore me ndonjë subjekt politik në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen, Reçica deklaron se PDK-ja do të marrë pjesë në zgjedhje e vetme, por pasi të mbahen ato, ky subjekt nuk do të ketë vija të kuqe me asnjë parti politike për formimin e qeverisë së re. Ndërsa, se a është e gatshme PDK-ja të mbetet në opozitë, Reçica pohon se për këtë vendosin votuesit.

“PDK-ja kësaj radhe hynë në garë për të fituar dhe për ta pasur kryeministrin, dhe ai është Kadri Veseli. Duhet pasur parasysh që edhe pas zgjedhjeve që pritet të mbahen tash, ne si parti politike qoftë të pozitës ose të opozitës duhet të bashkëpunojmë. Mirëpo, PDK-ja është ajo që i ka pranuar dhe gjithmonë do t’i pranoj rezultatet zgjedhore. Në këtë aspekt sovrani vendos. Absolutisht të gjitha janë të mundura dhe nuk kemi asnjë vijë të kuqe në këtë aspekt. Nuk mund ta prejudikoj, të gjitha partitë nga aspekti konceptual dhe nga aspekti praktik e pranojnë programin qeverisës të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të kryeministrit Veseli, mund të jenë pjesë e koalicionit”, deklaron ai.

Për takimin e sotëm ndërmjet liderit të LDK-së Isa Mustafa dhe atij të VV-së Albin Kurti, deputeti Reçica deklaron se takimi i tyre është i pakuptimtë nëse kujtohet historia dhe raportet e tyre me një armiqësi të thellë.

“Këto takime për mendimin tim janë shumë të çuditshme dhe janë në një farë mënyre jo normale. Ne e dimë se kjo histori është shumë e afërt dhe dimë raportet mes subjekteve të tyre dhe atyre individuale. Mirëpo, për ne si PDK dhe për vendin është shumë mirë kur liderët politik dhe partiak edhe ata që kanë që në armiqësi të thellë kur kanë provuar me të gjitha mjetet dhe forcat ta eliminojnë njëri tjetrin jo vetëm politikisht, të ulën të bisedojnë. Për ne kjo është një mundësi që të shohim shtendosje në jetën politike dhe po shpresoj që nuk I kanë vetëm sa për të dërguar mesazhe jo të duhura dhe jo adekuate në adresë të partive tjera politike”, thotë Reçica.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë
29 October, 2019 13:04

Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin
18 October, 2019 14:56

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin

Lifestyle
Pse bota po e refuzon martesën dhe po zgjedh bashkimet civile?
10 December, 2019

Pse bota po e refuzon martesën dhe po zgjedh bashkimet civile?

Duket se martesa tashmë ka dalë jashtë modës, ose të paktën duket se është kështu në Mbretërinë e Bashkuar, ku

Lajmet e fundit
  • Rrëfimi prekës i Ardiana Matoshit: Kur isha shtatzënë kuptova që kisha tumor 10 December, 2019
  • Pse bota po e refuzon martesën dhe po zgjedh bashkimet civile? 10 December, 2019
  • Shtireshin sikur kanë probleme me makinë, goditet banda kosovare që grabisnin turistët në Itali 10 December, 2019
  • “Na ikëm!, Thirrna kur t`bahet mirë”, pankarta me mesazhi interesant tek Kuvendi 10 December, 2019
  • Përfundon intervistimi në Speciale pas 3 orësh, Veseli nuk jep detaje 10 December, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top