Ministri në detyrë i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, dhe kabineti i tij janë në vetizolim.
Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë.
Kryeziu tha se ata janë në vetizolim për shkak se një zyrtar i kësaj ministrie ka pasur kontakt me një të prekur me Covid-19.
Ai më tej shtoi se janë në pritje të rezultatit të testit të këtij zyrtari.