Aktori 70 vjeçar, Richard Gere, është bërë sërish baba!
Gruaja e tij, Alejandra Silva, e solli në jetë fëmijën e tyre të dytë së bashku, 14 muaj pas lindjes së parë.
Aktivistja 37 vjeçare raportohet se procesin e lindjes e kreu në shtëpinë e saj në New York. Anjë detaj tjetër nuk është zbuluar ende, siç është rreth gjinisë dhe emrit të bebes.
Çifti janë gjithashtu prindër të djaloshit 14 muajsh me emrin Alexander.