fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 16 January, 2021 22:21 Vasfije Krasniqi do të jetë kandidate për deputete në listën e VV-së
  • 16 January, 2021 22:20 Shala dorëzon listën e Nismës: Do jemi befasia e këtyre zgjedhjeve
  • 16 January, 2021 22:18 28 subjekte politike garojnë për zgjedhjet e 14 shkurtit
  • 15 January, 2021 21:11 Disa zona në Prishtinë, Fushë-Kosovë e Obiliq sonte mbesin pa ujë të pijshëm
  • 15 January, 2021 21:09 Anëtari i Kryesisë së PDK’së: Hoxhaj po e pret Kurtin në debat, le ta merr edhe Osmanin me vete
  • 15 January, 2021 21:06 Hoti për aderimin e Osmanit: Ajo e vendosi në ballë logon e VV’së
  • 15 January, 2021 21:02 Anëtarët e VV-së: Reagimi i KQZ-së për aplikacionin online për mërgimtarët, absurd dhe i dëmshëm
  • 15 January, 2021 20:58 Në fund të janarit vijnë vaksinat kundër COVID-19 për personelin shëndetësor
  • 15 January, 2021 15:57 Meta: Masakra e Reçakut shokoi botën,është dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit dhe spastrimit etnik
  • 15 January, 2021 15:30 Germin dorëzon ankesë në Supreme për votat nga diaspora
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Ringjallja në heshtje e veturave hibride
17 December, 2020

Viti 2020 ka qenë i jashtëzakonshëm për prodhuesit e veturave elektrike. Investitorët kanë “përqafuar” veturat e pastra elektrike, duke bërë që çmimet e aksioneve të kompanive “Tesla” dhe “Nio” të ngjiten në nivele stratosferike. Ngasësit po ashtu kanë nisur të pajtohen me veturat me rrymë, me shitjet e veturave elektrike nga Kina në Evropë, që kanë përjetuar rritje në kohë pandemie.

Veturat hibride janë duke përjetuar një ringjallje të qetë.

Tregu i veturave elektrike po nxit prodhuesit e veturave t’i japin një shans të dytë teknologjisë pak më të vjetër e më të lirë.

Viti 2020 ka qenë i jashtëzakonshëm për prodhuesit e veturave elektrike. Investitorët kanë “përqafuar” veturat e pastra elektrike, duke bërë që çmimet e aksioneve të kompanive “Tesla” dhe “Nio” të ngjiten në nivele stratosferike. Ngasësit po ashtu kanë nisur të pajtohen me veturat me rrymë, me shitjet e veturave elektrike nga Kina në Evropë, që kanë përjetuar rritje në kohë pandemie.

Por, tregu rrezikon të mbingarkohet me më shumë se 500 modele tërësisht elektrike, që pritet të jenë në dispozicion në të gjithë botën deri në vitin 2022. Shumë prodhues tradicionalë janë duke menduar për opsionet e tyre, duke u përpjekur që të përcaktohen në cilën teknologji duhet të bazohen në dekadat mes tash dhe tranzicionit të plotë larg veturave me djegie të brendshme. Vendimet për investime që do të marrin sot do të përcaktojnë nëse do të zhyten thellë apo do të ecin përpara.

Ngritje e shitjes

Teksa hibridët, të cilët kombinojnë fuqinë e motorëve me djegie me motorët elektrikë dhe bateritë, janë tashmë dy dekada të vjetër – “Priusi” i parë debutoi në janar të vitit 1997 – ato ende po kërkohen, ani pse ka rritje të veturave elektrike.

“Ford” dhe “Toyota” janë në mesin e kompanive që po freskojnë versionet hibride të modeleve kryesore të markave të tyre dhe po investojnë nëpër zinxhirët e tyre të përbërësve për versionet hibride. Përderisa hibridët pa rrymë nuk janë subjekt i ndihmave të caktuara nga shtetet në Evropë, Kinë apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shitja e tyre ka nisur të rritet pas një rënieje disavjeçare.

Shitjet e hibridëve në SHBA ka shënuar rritje për 17 për qind vitin e shkuar për dallim nga 2018-a; në Bashkimin Evropian u rritën për 22 për qind në periudhën e njëjtë, teksa rajoni po i shtrëngon standardet e emetimit.

Në Kinë brendët japonezë – të cilët kanë pjesën më të madhe të tregut botëror të hibridëve – shiten rreth 30 për qind më shumë hibridë. Shitjet e veturave elektrike për dallim u rritën për 6 për qind më 2019 nga 2018-a, dukshëm më pak se rritja paraprake në nivele dyshifrore.

Arsyet janë të shumëfishta. Hibridët ofrojnë kursime në ngasje, ndërsa nuk shkaktojnë ankthet e distancës siç bëjnë modelet elektrike. Dhe për shkak se veturat hibride kanë të kombinuar motorin me benzinë, ato kërkojnë pako më të vogël dhe më të lirë baterie dhe kostoja totale e tyre është më e ulët. Kjo shihet si një perspektivë atraktive për një klient që dëshiron një veturë më të mirë për ambientin, por që s’është në gjendje të paguajë shtrenjtë.

Kjo është dilema me të cilën janë përballur klientët si John Briggs, një inxhinier mekanik që jeton në Massachusetts, e që vlerëson efikasitetin e karburantit, por s’është i gatshëm të bëjë kalimin e plotë në veturë elektrike. Ai vazhdon t’i besojë “Priusit” të tij hibrid, edhe pse ka blerë një “Leaf” të famshëm elektrik pesë vjet më parë.

“E mira për ‘Priusin’, është veturë efikase dhe distanca që mund të kalojë nuk është e limituar sikur ajo te veturat elektrike”, ka thënë Briggs, gruaja e të cilit e përdor “Leafin” për udhëtime të shkurtra nga dhe drejt punës. Ata e shfrytëzojnë “Priusin” për udhëtime të gjata në fundjavë. “Nuk është praktike të ndalesh dhe të mbushësh veturën për shumë gjatë”.

“F-150” i “Fordit”, pjesë e serisë më të shitur të kompanisë, pritet të jetë gjatë vitit 2021 versioni i parë i një furgoni tërësisht hibrid. Më 2021, “Toyota” do të prezantojë një version të ri hibrid të “Rav4”, të cilin e ka quajtur “Rav4 Prime”, e që është modeli më i fuqishëm i kompanisë deri tash.

Në fakt, shitjet e hibridëve parashikohet të vazhdojë të rritet deri më 2027 me një vlerë tregu prej gati 800 miliardë dollarësh, sipas “IDTechEx”.

Pikëpyetja e tregut

Hibridët “Rav4” tejkaluan me shitje veturat tjera tërësisht benzinë të kompanisë në SHBA në qershor, një rast i rrallë që paralajmëron teorinë e “Toyotas” se do të ketë kërkesë për versionet e reja hibride për modelet që tashmë janë në treg, me kërkesën që dedikohet për shtim fuqie e efikasitet.

Në prill nisi bashkëpunimi mes “Toyotas” dhe “Panasonicut”, nën emrin “Prime Planet Energy & Solutions”. Ai synon të prodhojë bateri për 500 mijë hibridë në vit, duke nisur nga 2022-a.

“Tani për tani, do të vazhdojmë me prodhimin e baterive për veturat elektrike, pasi janë standard i sotëm”, ka thënë shefi ekzekutiv i “Prime Planet”, Hiroaki Koda, duke theksuar se një kalim i plotë i industrisë drejt veturave tërësisht elektrike do të kërkojë fleksibilitet dhe ndryshime në disa drejtime.

Ka një pikëpyetje në mendjet e analistëve po ashtu. A do të ndikojë investimi i madh në veturat hibride në zbehjen e investimeve në veturat elektrike? Në fund të fundit, është një segment që pritet të shpërthejë në 64 milionë njësi nga dy sa shiten për çdo vit – si parashikim për dy dekadat e ardhshme, me çmimin e baterive që po vazhdon të bjerë.

Ngjashëm, teksa rregulloret për çmime të naftës dhe kursime në vetura mund të nxisin shitjet e veturave hibride, nëse asnjë nga këto faktorë nuk forcohet, tregu do të kalojë drejt veturave elektrike, sipas Colin McKerracher nga “Bloomberg New Energy Finance”.

Hap drejt elektrifikimit

“Honda Motor” do t’i ndalë shitjet e veturave dizelë dhe benzinë në Evropë nga viti 2022, kishte thënë më herët për “Autocar” zëvendëspresidenti i “Hondas” për Evropë, Ian Howells, duke sugjeruar një vendim tjetër drejt kalimit te hibridët.

“Toyota” pret që hibridët të mbërrijnë çerekun e shitjeve, ka thënë zëvendëspresidenti i “Toyotas” për Amerikën Veriore, Bob Carter. Kjo është një rritje nga 16 për qind sa është aktualisht dhe kufizimet e kapacitetit janë të vetmet arsye pse kompania s’po shet më hibridë, ka thënë ai.

“Toyota”, që s’ka lëshuar një veturë tërësisht elektrike për treg në ndonjë treg të madh pos Kinës, do të “ndryshojë shpejt qasjen” në veturat hibride dhe elektrike dhe do të shesë më shumë ose do të rrezikojë me rënien nën standardet e Bashkimit Evropian për emetime deri më 2025, sipas McKerracherit. “Përfundimisht arrini në një vend ku jeni në 70, 80, 90 për qind hibridë dhe më pas liheni jashtë pasi shkelni rregullat duke hibridizuar veturat”, ka thënë ai.

“Toyota”, megjithatë, konsideron se hibridët janë si shkallë të domosdoshme për të kaluar në gjeneratën e re të teknologjisë. Prodhuesi i dytë më i madh në botë është duke investuar masivisht në veturat elektrike me bateri, ka bërë të ditur zyrtari i kompanisë, Shigeki Terashi, muajin e shkuar, por derisa ato teknologji të vijnë “hibridët mbesin më praktikët”. “Toyota” pritet të investojë 13.5 miliardë dollarë deri në fund të dekadës për elektrifikimin e veturave të veta, si cak për shitjen e 4.5 milionë hibridëve dhe një milion veturave elektrike në vit deri më 2030, ose edhe më herët.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
35-vjeçari që hodhi 240 milionë euro në mbeturina kërkon ndihmën e shtetit
15 January, 2021

35-vjeçari që hodhi 240 milionë euro në mbeturina kërkon ndihmën e shtetit

Një inxhinier britanik që thotë se aksidentalisht kishte humbur një disk për ruajtjen e të dhënave në të cilën kishte

Lajmet e fundit
  • Vasfije Krasniqi do të jetë kandidate për deputete në listën e VV-së 16 January, 2021
  • Shala dorëzon listën e Nismës: Do jemi befasia e këtyre zgjedhjeve 16 January, 2021
  • 28 subjekte politike garojnë për zgjedhjet e 14 shkurtit 16 January, 2021
  • VV e publikon listën me emrat e deputetëve: Kurti i pari – Osmani e dyta 16 January, 2021
  • PDK-ja publikon listën e kandidatëve për deputetë, dhjetëshja e parë pa befasi 16 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top