fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 21 March, 2023 23:42 Murati thotë se me qeverinë “Kurti” ekonomisë çdo vit i shtohet nga 1 miliard euro
  • 21 March, 2023 23:41 Kjo është polica e re kufitare
  • 21 March, 2023 23:40 Pas humbjeve në Trust, opozita kritikon Qeverinë që refuzoi tërheqjen nga kontributpaguesit
  • 21 March, 2023 23:38 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës [video] 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës
  • 21 March, 2023 23:35 Arrestohet postieri, e fshehu një zarf me disa fotografi të ndjeshme brenda
  • 21 March, 2023 23:34 Dalin rezultatet, ky është çifti që votuan shqiptarët për të nxjerrë në nominim
  • 21 March, 2023 23:33 “Unë nuk luaj me zemrën time”/ Keisi flet për ndërprerjen e marrëdhënies me Kristin
  • 21 March, 2023 23:32 Vazhdon historia e debatit mbi sytjenat, pas Shota Baraliut reagon edhe Ana Kabashi (FOTO)
  • 21 March, 2023 23:31 Abdixhiku: DASh me deklaratë zhgënjyese ndaj Kosovës, për herë të parë në histori
  • 21 March, 2023 23:30 Hasani: Marrëveshja e Ohrit është autonomi territoriale për serbët
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Rizvanolli: Brenda tre vjetësh planifikohet prodhimi i 500 MW nga energjia e ripërtërishme
7 June, 2022

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se brenda tre vjetësh do të arrihet kapacitet deri në 500 megavat të energjisë së ripërtëritshme, duke i shtuar kapacitetet e energjisë diellore.

Në një konferencë për media, ajo sot deklaroi që deri në finalizimin e Strategjisë për Energjinë është bërë punë e gjatë nga një grup i madh ekspertësh.

Sipas saj, procesin e konsultimit paraprak para fillimit të draftimit të strategjisë e kanë filluar një vit më parë, dhe në tetor është krijuar grupi punues.

Rizvanolli ka thënë se analizat teknike janë bërë nga një grup i ekspertëve të pavarur.

“Angazhimi i këtyre ekspertëve është bërë me përkrahje të USAID-it. Qeveria e Kosovës e ka mbajtur pronësinë dhe vendimmarrjen gjatë këtij procesi. Gjatë zhvillimit të strategjisë ka pasur dialog me të gjitha palët por edhe me ekspertë. Janë mbajtur dhjetëra takime me ekspertë, OJQ, biznese, organizata ndërkombëtare. Ka pasur shumë ide për rrugën që duhet ndjekur, por pika ku do të arrijmë ka qenë e qartë nga fillimi”, është shprehur ajo.

Rizvanolli shtoi se ka qenë shumë e rëndësishme që strategjia të jetë e balancuar sa u përket ideve dhe kritikave të ekspertëve të ndryshëm te sektorit.

Ajo ka thënë se kjo strategji paraqet rrugën e re nëpër të cilën Kosova do të ecë për ta bërë sistemin energjetik më të pastër, më të besueshëm e më të decentralizuar.

Sipas saj, në këtë strategji janë dhënë zgjidhje të reja, dhe se integrimi i tregut me Republikën e Shqipërisë është prioritet për Kosovën.

“Qeveria është e përkushtuar të aplikojë qasje të re të planifikimit për të adresuar sfidat aktuale dhe për të vendosur themelin për një të ardhme të sektorit energjetik të vendit. Siguria e furnizimit do të forcohet duke i bërë kapacitetet ekzistuese më të besueshme dhe më të pastra për ambientin. Një njësi e Termocentralit Kosova A do të rivitalizohet dhe për këtë procedurat do të fillojnë sa më shpejtë që është e mundur. Do të punohet intensivisht për të ndërtuar kapacitete të reja me burime të ripërtëritshme të energjisë nga dielli dhe era”.

Ajo po ashtu sqaroi se Qeveria është e përkushtuar që transformimi i sektorit energjetik të bëhet duke pasur drejtësi sociale.

Ndërkaq për marrëveshjen që pritet të nënshkruhet mes Kosovës dhe Serbisë për energjinë në veri, ka thënë se parashihet realizimi i marrëveshjes së Brukselit të vitit 2015 dhe konkluzioneve që i kanë paraprirë asaj. Sipas saj, ajo marrëveshje lejon që të fillojë faturimi brenda disa muajve në veri të Kosovës.

Përveç kësaj, Rizvanolli deklaroi se çështja e faturave do të zgjidhet sa më shpejtë që është e mundur.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”
21 March, 2023 23:47

“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”

Lifestyle
Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?
21 March, 2023

Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?

Edhe pse puna me orë të gjata në zyrë mund të ndihmojë progresin e korporatës, ajo nuk ju ndihmon ju

Lajmet e fundit
  • Kërkesa e qartë e BE-së dhe SHBA-së drejt Kurtit e Vuçiqit: Zbatojeni Marrëveshjen e Ohrit 22 March, 2023
  • Kryhet një operacion i rrallë në Spitalin e Pejës, 67-vjeçares i hiqet masa tumorale 21 March, 2023
  • “Lufta” në OFK: Gjyqi i Nderit e rikthen Jakupin, anëtarët e Kuvendit iniciojnë zgjedhjen e kryetarit të ri 21 March, 2023
  • “Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….” 21 March, 2023
  • Është koha për të marrë përgjegjësi dhe për të ecur drejt BE-së 21 March, 2023
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top