Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli do të raportojë sot në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.
Rizvanolli para anëtarëve të këtij komisioni raporton për punën e ministrisë për vitin 2021, e po ashtu edhe për planin e punës për vitin 2022.
Komisioni ku pritet të raportojë ministrja do të mbahet në ora 11:00.