David dhe Victoria Beckham janë shumë krenarë me djalin e tyre Romeo, pasi ky i fundit arriti që për herë të parë të përfshihet në ballinën e revistës, “L’Uomo Vogue”.
Ylli 45-vjeçar i futbollit David dhe gruaja e tij disenjatore e modës, Victoria, folën me shumë emocion dhe krenari për debutimin e djalit të tyre 18-vjeçar, në revistën që konsiderohet si ‘bibla e modës’.
Ish-anëtarja e grupit “Spice Girls”, Victoria Beckham, e ka postuar ballinën e revistës “Vogue” në llogarinë e saj në Instagram, të shoqëruar me mbishkrimin: “Krenare me ty @RomeoBeckham”.
Prindërit krenarë gjithashtu i kanë postuar disa fotografi nga fotosesioni i realizuar nga, Mert Alas dhe Marcus Piggott, dhe një video të djalit të tyre duke modeluar.
Ndërkohë, së fundmi u raportuar në media se edhe vëllai i madh i Romeos, Brooklyn Bleckham, po e konsideron një karrierë në industrinë e modës.
Fotografi 21-vjeçar mezi pret të kalojë para kamerave, dhe tashmë ka nënshkruar kontratë për t’u përfaqësuar nga Robert Ferrelli, i cili në të kaluarën e ka menaxhuar karrierën e supermodeleve Kate Moss, Naomi Campbell dhe Claudia Schiffer. Besohet se nuk do të kalojë shumë kohë para se Beckham, të arrijë marrëveshje me ndonjë markë të njohur të modës si imazh i kompanisë së tyre.
Brooklyn Beckham u bë i famshëm si fotograf kur ishte vetëm 18-vjeçar. 46-vjeçarja Victoria Beckham dhe futbollisti i njohur britanik, David Beckham, janë prindër edhe të djalit tjetër Cruz dhe vajzës shtatë vjeçare, Harper.