Një shtetase e Shqipërisë është sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur dje në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në Ferizaj. Vajza si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime.
Gazeta Express ka raportuar dje për këtë rrahje, ku në videon e siguruar shihen një grup personash duke u rrahur mes vete, ku në mesin e tyre ishte edhe një vajzë.
Ndërsa, Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima fillimisht është dërguar ne Emergjencën e Ferizajt e më pas në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
“Rr. Rexhep Bislimi,Ferizaj 11.02.2021-20:13. Viktima femër shqiptare shtetase e Shqipërisë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga disa të dyshuar të panjohur. Viktima fillimisht është dërguar ne Emergjencën e Ferizajt e më pas në QKUK Prishtine për tretman te mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /