Dje në lagjen Kalabria në Prishtinë ka ndodhur një rrahje mes dy personave.
Policia e Kosovës thotë se si pasojë e rrahjes një person është lënduar dhe njëri është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Kalabri, Prishtinë 18.10.2018-11:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë janë rrahur mes veti dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore i cili ka pranuar trajtim mjekësor. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, njofton policia.