9 persona deri më tani kanë vdekur ndërsa 16 janë lënduar nga sulmi në shtetin e Ohio të SHBA’së, ndërsa policia është në kërkim të sulmuesit të dytë. Ndërsa mediat raportojnë se së paku 10 persona humbën jetën.
Ngjarja ka ndodhur në një bar-kafe në Distriktin Oregon, në pjesën lindore të Ohio.
Sulmuesi i parë është vrarë nga policia, por autoritetet frikësohen nga një sulmues i dytë i cili është në arrati dhe u largua me një Jeep.
Dëshmitarët e përshkruan atë si një “person i bardhë i veshur me të zeza”.
Sipas informatave të fundit në media, 10 persona kanë vdekur por policia ka konfirmuar se 9 persona kanë vdekur.
Sipas policisë, sulmuesi i dytë është larguar nga zona me një makinë të zezë të tipit Jeep.
Ky sulm ndodhi vetëm një ditë pasi që u vranë 20 persona në Teksas nga tre sulmues të cilët më pas u arrestuan.