fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 28 January, 2021 16:00 KMDLNJ reagon ndaj vendimit të Speciales për moslirimin me kusht të Thaçit dhe të tjerëve
  • 28 January, 2021 15:28 PSD’ja e “gjobit” Armend Zemajn
  • 28 January, 2021 15:25 Tuna preket pas vdekjes së Albert Krasniqit, publikon një foto me të dhe Besa Gashin kur ishte shtatzënë
  • 28 January, 2021 15:23 I kishin ndarë rrugët nga Baba Stars, kështu reagon Ledri pas vrasjes së Albert Krasniqit
  • 28 January, 2021 15:12 Drecun: Grupi Ndërkombëtar i Krizave po punon për një Kosovë të pavarur
  • 28 January, 2021 15:10 Hoxhaj në Rahovec: Do të mbështesim çdo hektar të vreshtave nga 1 mijë në 2 mijë euro
  • 28 January, 2021 14:03 Pamela Anderson martohet me truprojën e saj
  • 28 January, 2021 14:01 Mel Gibson del pa maskë dhe nuk respekton distancën sociale
  • 28 January, 2021 13:36 Daçiq: Serbia dhe Amerika nuk i “shtynë nën tepihë” mosmarrëveshjet rreth Kosovës
  • 28 January, 2021 13:29 Nagavci: Nuk ka gjasa të ndodhë koalicioni mes VV-së dhe PDK-në
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Rrjeti i Grave i dërgon letër Hotit, kërkon shkarkimin e Selmanajt
23 November, 2020

Rrjeti i Grave të Kosovës i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, përmes së cilës ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj.

“Çështja e personave të pagjetur është çështje e të drejtave të njeriut. Për më tepër, ashtu siç kanë treguar hulumtimet, duke përfshirë këtu edhe hulumtimin e ardhshëm të Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) “Ku është vendi im në tryezë”, çështja e të pagjeturve është ndër çështjet më të rëndësishme që qytetarët e Kosovës duan të adresohet nga qeveria, drejt arritjes së paqes së qëndrueshme në Kosovë dhe rajon. Andaj, kjo është një çështje e rëndësishme për RrGK-në dhe anëtaret e saj. Në mesin e udhëheqësve tanë politikë, Saranda Bogujevci ka shërbyer si një nga zërat më të fortë që kemi pasur, duke qenë vetë e mbijetuar e mizorive çnjerëzore. Që nga momenti kur u zgjodh deputete në Kuvendin e Kosovës, ajo ka përfaqësuar interesat e qytetarëve të Kosovës duke ngritur çështjen e rëndësishme të të pagjeturve. Ajo ka përmbushur detyrën e saj si deputete, për të përfaqësuar interesat tona dhe për të adresuar këtë shkelje serioze të të drejtave të njeriut. Për dallim prej saj, në anën tjetër, kemi një zyrtar qeveritar, zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, i cili jo vetëm që nuk i përfaqëson plotësisht interesat e qytetarëve të Kosovës, por madje po fyen drejtpërdrejt ata dhe përfaqësuesit e tyre si Saranda Bogujevcin, e cila ka përfaqësuar zërat tanë. Si zëvendëskryeministër, deklaratat e tij nuk përfaqësojnë thjesht atë si individ, por ato përfaqësojnë Qeverinë e Kosovës. Kështu, përmes tij, qeveria po ofendon qytetarët e saj”, thuhet ndër të tjera në letër.

Nga Rrjeti i Grave është thënë se në vitin 2015, Aleksandar Jabllanoviq, atëbotë ministër i Qeverisjes Lokale, si përfaqësues i Qeverisë i ofendoi familjet e të pagjeturve. Populli i Kosovës u ngrit dhe kërkoi shkarkimin e tij. E pas kësaj, kryeministri Isa Mustafa e shkarkoi atë.

“Kjo është hera e dytë që një ofendim i tillë vjen nga qeveria, dhe rezultati tani nuk do të duhej të ishte ndryshe. Andaj, ne u bashkëngjitemi mijëra qytetarëve, duke përfshirë ata që tashmë kanë nënshkruar peticionin online, në thirrjen për shkarkimin e menjëhershëm të Selmanajt. Kjo është e drejtë e popullit: të kërkojë përgjegjësi nga udhëheqësit tanë politikë për të përfaqësuar interesat tona. Duke qenë se grumbullimet e njerëzve dhe protestat masive nuk janë të lejuara me masat për luftimin e pandemisë COVID-19, unë personalisht kam marrë vendim që të qëndroj para qeverisë për një orë, çdo ditë pune, duke filluar nga sot në ora 12:00, derisa Selmanaj të shkarkohet”, është thënë ndër të tjera në letrën dërguar Hotit nga drejtoresha ekzekutive e Rrjetit të Grave, Igballe Rogova.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Do të përfshiheni në një mosmarrëveshje me miqtë tuaj, bëni kujdes
25 January, 2021

Do të përfshiheni në një mosmarrëveshje me miqtë tuaj, bëni kujdes

Horoskopi për ditën e sotme, 25 janar 2021. Dashi Është koha të bëheni plotësisht flirtues sot. Kontaktet përmes shikimit mund

Lajmet e fundit
  • Tre të vdekur dhe 316 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë 28 January, 2021
  • KMDLNJ reagon ndaj vendimit të Speciales për moslirimin me kusht të Thaçit dhe të tjerëve 28 January, 2021
  • Werderi konfirmon se Rashica mund të shitet në ditët në vazhdim 28 January, 2021
  • PSD’ja e “gjobit” Armend Zemajn 28 January, 2021
  • Tuna preket pas vdekjes së Albert Krasniqit, publikon një foto me të dhe Besa Gashin kur ishte shtatzënë 28 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top