Deputeti i Vetëvendosjes Adnan Rrustemi, tha se para seancës të hënën e ardhshme do të ketë mbledhjen të kryesisë e të caktohet datën për seancën e re.
Kurse për Trustin, ai tha se kësaj çështje i kanë dhënë përgjigje disa herë, përfshirë qeverinë dhe Ministrinë e Financave. “Ne i kemi dhënë përgjigje kësaj teme . Nuk mund të flas për qëndrimin e deputetëve ose jo në sallë, por përgjigje për këtë çështje kemi dhënë”, tha ai.
Ndërkaq për dialogun, Rrustemi bëri me dije se kryeministri do të raportojë sa herë i kërkohet, duke shtuar se Kurti ka dëshmuar që ka raportuar para e pas takimeve.