fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 1 March, 2021 17:16 Rezultati pas numërimit të mbi 10 mijë votave me kusht
  • 1 March, 2021 17:10 Hoxhaj takon ambasadorin Abbott: PDK pret konstituimin e shpejtë të institucioneve të reja
  • 1 March, 2021 17:00 Dështon seanca për kishën Ortodokse në kampusin e UP-së
  • 1 March, 2021 16:52 Szunyog dhe Lumezi flasin për luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë
  • 1 March, 2021 16:49 ”Subvencioni 2021”, policia interviston edhe dy të dyshuar për keqpërdorim të detyrës
  • 26 February, 2021 10:49 Media serbe: Palmer po lobon për të pasuar Godfrey si ambasador në Beograd
  • 25 February, 2021 15:30 Gucatit e Haradinajt u vazhdohet paraburgimi
  • 25 February, 2021 15:25 “Bollni me cirkuz politik”, Daka lëshon mbledhjen e KQZ’së
  • 25 February, 2021 15:23 Policia mban ligjërata kundër drogës në shkollat e Podujevës
  • 25 February, 2021 15:15 Gashi: Deri në qershor do të plotësohen 90% e standardeve për kthimin e Kosovës në ENQA
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Rugova: Disfata që pësuam tregon se garda e vjetër e LDK-së duhet të largohet, Osmanit t’i bëhet kuorum për presidente
15 February, 2021

Ish deputeti i LDK-së, Naser Rugova, një ditë pas zgjedhjeve në Kosovë, ka thënë që se kryesia e partisë duhet të japë dorëheqje dhe të largohet menjëherë.

Rugova përmes një postimi në Facebook, ka thënë që rezultati i këtyre zgjedhjeve tregon që ‘garda e vjetër e partisë, që me vite po i ikin reflektimit, duhet të largohet’.

“I përshëndes deklaratat e Kryetarit Mustafa dhe Kryeministrit Hoti, megjithatë duhet ta theksoj që nuk kemi kohë për të humbur. Elektorati ynë na ka dënuar dhe ky mesazh është kristal i qartë. Zgjedhjet në total, por edhe disfata jonë në bastionet tona tregon që komplet garda e vjetër, që me vite tani po i ik reflektimit, duhet të japë dorëheqje dhe të largohen menjëherë”.

“Të rinjtë dhe të ardhurit në parti, që e kanë ndihmuar këtë strukturë të vjetër brenda partisë sonë, duhet të reflektojnë dhe të mësojnë nga kjo përvojë. Ka ardhur koha të ndahemi përgjithmonë nga arroganca, narcizmi dhe egot e sëmura”, ka shkruar ai.

Tutje Rugova ka bërë thirrje që LDK-ja të rrijë në sallë e t’ia bëjë kuorumin Vjosa Osmanit për presidente.

“Sa për Vjosën. Mendoj që deputetët e LDK-së duhet të rrinë në sallë dhe t’ia bëjnë kuorumin për zgjedhjen e Presidentit. Është shumë me rëndësi që maskat të bien deri në fund dhe që, të gjithë ata votues të LDK-së që i besuan, ta kuptojnë se e tëra, gjithë histeria e saj, ishte vetëm për poste dhe përfitime personale. Në demagogjinë e saj nuk ka as edhe një pikë sinqeriteti dhe kjo do të shihet edhe më shumë në periudhën që kemi para”.

Më poshtë statusi i plotë i Rugovës:

Tre fjali për rezultatin dje.

1. Urime fituesit. Urojmë që Albini të mbajë premtimet dhe të mos viktimizohet më tutje. Tani e ka kohën që të përqafojë përgjegjësinë që ia kanë dhënë qytetarët dhe të mos aktrojë më.

2. Sa për Vjosën. Mendoj që deputetët e LDK-së duhet të rrinë në sallë dhe t’ia bëjnë kuorumin për zgjedhjen e Presidentit. Është shumë me rëndësi që maskat të bien deri në fund dhe që, të gjithë ata votues të LDK-së që i besuan, ta kuptojnë se e tëra, gjithë histeria e saj, ishte vetëm për poste dhe përfitime personale. Në demagogjinë e saj nuk ka as edhe një pikë sinqeriteti dhe kjo do të shihet edhe më shumë në periudhën që kemi para.

3. I përshëndes deklaratat e Kryetarit Mustafa dhe Kryeministrit Hoti, megjithatë duhet ta theksoj që nuk kemi kohë për të humbur. Elektorati ynë na ka dënuar dhe ky mesazh është kristal i qartë. Zgjedhjet në total, por edhe disfata jonë në bastionet tona tregon që komplet garda e vjetër, që me vite tani po i ik reflektimit, duhet të japë dorëheqje dhe të largohen menjëherë. Të rinjtë dhe të ardhurit në parti, që e kanë ndihmuar këtë strukturë të vjetër brenda partisë sonë, duhet të reflektojnë dhe të mësojnë nga kjo përvojë. Ka ardhur koha të ndahemi përgjithmonë nga arroganca, narcizmi dhe egot e sëmura.

Le të reflektojmë, le të veprojmë dhe le të kthehemi më të fuqishëm se para. LDK është pasuri fundamentale e këtij populli.

 

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Torturoi shërbyesen për një kohë të gjatë dhe më pas e vrau, gruaja e policit pranon krimin
25 February, 2021

Torturoi shërbyesen për një kohë të gjatë dhe më pas e vrau, gruaja e policit pranon krimin

Gruaja e një oficeri policie në Singapor ka pranuar se la pa ngrënë, torturoi dhe në fund vrau punonjësen nga

Lajmet e fundit
  • Numërohen mbi 13 mijë e 500 vota me kusht, gjysmën i merr LVV-ja 1 March, 2021
  • Rezultati pas numërimit të mbi 10 mijë votave me kusht 1 March, 2021
  • Hoxhaj takon ambasadorin Abbott: PDK pret konstituimin e shpejtë të institucioneve të reja 1 March, 2021
  • Dështon seanca për kishën Ortodokse në kampusin e UP-së 1 March, 2021
  • Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy dënohet me burgim për korrupsion 1 March, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top