fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 2 February, 2023 06:42 Zbulohet identiteti i burrit të Oltës, i njëjti u pa në zyret e Top Channel
  • 2 February, 2023 06:34 Sefaj godet Muratin: Është për keqardhje, duhet të kthehet në shkollë fillore
  • 2 February, 2023 06:32 Si i menaxhoi Hekuran Murati shpenzimet brenda kabinetit të tij
  • 2 February, 2023 06:28 ​Eurovision 2023, Albina Kelmendi performon në gjysmëfinalen e dytë
  • 2 February, 2023 06:27 Sytë e Kourtney Kardashian përjetësisht në lëkurën e Travis Barker!
  • 2 February, 2023 06:23 “Si Mbreti te Shreku”, Amosi komenton Luizin/ Olta dhe Tea braktisin dasmën
  • 2 February, 2023 06:22 Dea dhe Amos nuk shkojnë te dasma e Luizit dhe Kiarës
  • 2 February, 2023 06:22 Luizi puth në buzë Kiarën/ Çifti kurorëzon “martesën”
  • 2 February, 2023 06:21 Nis ceremonia martesore/ Altin Shira ndez atmosferën, banorët kërcejnë
  • 2 February, 2023 06:19 Kurti: Duhet ta mbrojmë republikën dhe demokracinë tonë
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Rusia thellon krizën: Nuk garantojmë furnizimin me gaz
19 July, 2022

Gazprom, kompania ruse që ka monopolin e eksportit të gazit përmes tubacioneve në Rusi, ka paralajmëruar vendet europiane se për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, nuk mund të garantojë furnizimin me gaz.

Në një letër dërguar më 14 korrik drejt klientëve të saj, të lexuar nga Reuters, Gazprom thoshte se për shkak të “forcave madhore” ishte e detyruar të merrte masa. Klauzola në fjalë është e përfshirë në kontratat e Gazprom me klientët e saj dhe përjashton nga sanksionet apo detyrimet.

Uniper, kompania gjermane më e madhe që importon gaz nga Rusia, është mes klientëve që ka marrë letrën dhe zyrtarisht është përgjigjur se pretendimet e Gazprom janë të pajustifikuara.

Rreth një javë më parë, Rusia mbylli gazsjellësin Nord Stream 1, zyrtarisht për shkak të punimeve të mirëmbajtjes. Por Europa i frikësohet faktit se Moska ka vendosur të përdorë burimin e enërgjisë si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve që Perëndimi i ka vendosur.

Bashkimi Europian ka shpallur si objektiv ndalimin e importimit të hidrokarbureve ruse brenda vitit 2027, por kërkon që furnizimi të vazhdojë teksa përpiqet të gjejë alternativa.

Për Rusinë, gazi është një burim jetik të ardhurash, sidomos në kohë lufte. Sipas Ministrisë ruse të Financave, vendi mori rreth 113 miliardë euro nga shitja e naftës dhe gazit brenda gjysmës së parë të vitit 2022. Në total, për këtë vit, Rusia planifikon të arkëtojë 168 miliardë euro.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova drejt federalizimit; njohja reciproke as në qendër e as në thembër!
1 February, 2023 02:17

Kosova drejt federalizimit; njohja reciproke as në qendër e as në thembër!

Lifestyle
Superjahti 87 milion dollarësh që mund të ‘fluturojë’ mbi ujë! (foto)
2 February, 2023

Superjahti 87 milion dollarësh që mund të ‘fluturojë’ mbi ujë! (foto)

Një sërë konceptesh eklektike dhe inovative të superjahteve janë shfaqur muajt e fundit dhe kjo shpikje e fundit nga Lazzarini

Lajmet e fundit
  • Zbulohet identiteti i burrit të Oltës, i njëjti u pa në zyret e Top Channel 2 February, 2023
  • Prezantohet seria e re e Samsung Galaxy S23, këto janë çmimet dhe detajet e tjera 2 February, 2023
  • Vdekja e 29-vjeçares dy ditë pas daljes nga materniteti, reagon spitali 2 February, 2023
  • Kica-Xhelili: Kam qenë për bërjen e vetingut në sistemin e drejtësisë, s’ka qenë fushatë 2 February, 2023
  • Sefaj godet Muratin: Është për keqardhje, duhet të kthehet në shkollë fillore 2 February, 2023
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top