fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 11 December, 2019 13:41 Qytetarët presin Veselin në aeroport
  • 11 December, 2019 12:08 QKSS: Gratë të përjashtuara nga sektori i sigurisë, avancimi i tyre mbetet sfidë
  • 11 December, 2019 11:49 Kate Hudson ka filluar të krijojë linjë të saj të vodkës
  • 11 December, 2019 11:47 91 aktakuza kundër 130 personave në 24 orët e fundit
  • 11 December, 2019 11:45 Ambasadori rus: Ja si e gënjeu Amerika Kosovën, duke thënë se e ka krijuar si shtet
  • 11 December, 2019 11:43 Shefi i opozitës serbe flet për Albin Kurtin: Thotë se është patriot, intelektual
  • 11 December, 2019 11:28 Pas Gjuriqit, Sveçla paralajmëron takim edhe me Ministrin e Brendshëm serb
  • 11 December, 2019 11:24 Dështon gjykimi ndaj të akuzuarve për mashtrim Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi
  • 11 December, 2019 11:13 Ligji i Pagave, mblidhet sot Këshilli drejtues i SBASHK
  • 11 December, 2019 11:09 Vonesat në konstituimin e Kuvendit nuk mund ta vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Sa kushton nata në hotelin më të shtrenjtë në Amerikë
30 September, 2018

Me një çmim prej 75 mijë dollarësh nata, Mark Hotel në New York ofron tashmë suitën më të shtrenjtë në Shtetet e Bashkuara.

Vetë godina e ngritur në vitin 1927, u rinovua tërësisht nga viti 2006 deri në vitin 2009. Pjesa e jashtme historike nuk u ndryshua, por punimet e brendshme u zëvendësuan tërësisht dhe u dizajnuan nga arkitekti me famë Jacques Grange.

Suita ndodhet në katin e 16-të dhe 17-të, me një hapësirë prej rreth 930 metrash katrorë dhe ofron pesë dhoma gjumi, katër oxhaqe, gjashtë tualetet, si dhe dy bare. Dhoma e ndenjes është 8 metra e lartë dhe është mjaftueshëm e madhe për t’u kthyer në një dhomë ballosh. Ndërsa tarraca 230 metra katrorë ka një pamje nga Central Park, shkruan Scantv.

Kjo është hera e parë që suita ofrohet nga hoteli, për shkak se më parë ajo ishte marrë me qira si apartament nga një familje e pasur.

I pyetur për çmimin prej 75 mijë dollarësh, menaxheri i hotelit, Olivier Lordonnois shpjegoi se vjen si pasojë e konkurrencës, ku hotele të tjera ofrojnë suita me 40-64 mijë dollarë nata, me vetëm gjysmën e hapësirës së ofruar.

Bashkë me çmimin, dhoma ofron shërbim në dhomë në çdo kohë nga një prej shefat më të mirë të kuzhinës, Jean-Gorges; lustrim këpucësh; biçikleta falas; taksi biçikletë; si dhe një jaht 21 metra të gjatë.

“Ne kemi krerë shteti, biznesmenë shumë të pasur, si dhe njerëz të famshëm që e rezervojnë këtë hapësirë. Atyre nuk u intereson se kanë një Bentley në dispozicionin e tyre 24 orë në ditë, pasi ata kanë motorkadën e tyre”, deklaron menaxheri.

Për këtë arsye hoteli përpiqet të ofrojë shërbime të veçanta të personalizuara për klientin. Kështu, nëse dikush ka qejf yjet, hoteli vendos një teleskop në tarracë. Në raste të tjera ato mund t’i ofrojnë klientëve një shishe të rrallë vere, apo një shishe sake.

Çmimi i lartë i suitës ka dhe një favor tjetër për hotelin, pasi rrit shitjet. Diçka e tillë nuk do të ndodhte nëse do ta kishin ndarë hapësirën në disa dhoma më të vogla. Aktualisht, suita 75 mijë dollarëshe qëndron e rezervuar pothuajse gjysmën e kohës.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë
29 October, 2019 13:04

Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin
18 October, 2019 14:56

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin

Lifestyle
Studim: Burrat “piqen” vetëm kur mbushin 54 vjeç!
11 December, 2019

Studim: Burrat “piqen” vetëm kur mbushin 54 vjeç!

Studiuesit në Shtetet e Bashkuara prezantuan një studim në të cilin ata konkludojnë se burrat mund të konsiderohen të rritur,

Lajmet e fundit
  • Qytetarët presin Veselin në aeroport 11 December, 2019
  • Veseli kthehet nga Haga: Lavdi e përjetshme për UÇK-në dhe popullin e saj 11 December, 2019
  • Gjendet pa shenja jete një person në Ferizaj 11 December, 2019
  • Arrestohen dy persona në Viti të cilët kishin aplikuar për vizë me dokumente false 11 December, 2019
  • Gjatë 24 orëve, 51 aksidente 11 December, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top