Kohëve të fundit është spekuluar shumë rreth të ardhmes së Mohamed Salahut.
Kontrata e sulmuesit egjiptian me Liverpoolin skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm, derisa ende nuk ka marrëveshje për rinovim.
Salah së fundi ka folur rreth kësaj situate, duke thënë fillimisht se “ka shumë gjëra që njerëzit nuk i dinë”.
Kurse, kur u pyet se a do të zgjidhet kjo situatë, 29-vjeçari tha:
“Unë nuk mund të them po dhe nuk mund të them jo. E kam thënë shumë herë më parë atë që dua”.
Salah gjithashtu tha se tani për tani është i fokusuar te skuadra e Liverpoolit, pasi po shkon drejt fundit të sezonit.
“Të Kuqtë” janë në garë për tripletë këtë sezon.