Emri i Sami Lushtakut do të mbetet gjithnjë në kokën e banorëve të Drenicës si kryetar i Skenderajt.

Edhe pse Lushtaku nuk është më kryetar i kësaj komune njerëzit ende mendojnë se ai është aty pavarësisht se që nga tetori kryetar në Skënderaj është Bekim Jashari.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe sot në Prishtinë.
Në akademinë përkujtimore që u mbajt me rastin e 19 vjetorit të rënies së Rasim Kiqinës dhe Ragip Halilajt, emri i Sami Lushtakut u përmend pavarësisht se ai nuk ndodhej në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
Fejzi Kiqina, anëtar i familjes Kiqina kur përshëndeti të pranishmit e përshëndeti edhe “Sami Lushtakun”, duke iu referuar me i nderuar kryetar.
Kiqina pastaj e kuptoi gabimin që bëri, duke kërkuar falje.