Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov e ka anuluar vizitën në Gjenevë në Kombet e Bashkuara, për shkak të sanksioneve ndaj Rusisë që kanë vendosur vendet e BE’së.
Siç shkruan Reuters dhe The Guardian, Lavrov e ka pasur në agjendë adresimin në Këshillin e OKB’së për të drejtuat e njeriut dhe në një konferencë për çarmatimin.
Por, ai ka anuluar udhëtimin për shkak të “një ndalese të paprecedentë të fluturimit në hapësirat ajrore të një numri shtetesh në BE që kanë vendosur sansksione”, sic thuhet në llogarinë në twitter të Misionit rus në Gjenevë.