Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, është kthyer në eslinë e klubit për herë të parë pas dy muajve që nga shpërthimi i koronavirusit.
“Sky Sport Italia” ka konfirmuar se trajneri është kthyer në kompleksin stërvitor këtë mëngjes, për të shikuar strukturën e stërvitjes dhe punuar për rifillimin e stërvitjeve ekipore me stafin e tij.
Më 18 maj do të rifillojnë stërvitjet në grup në Itali dhe për tash në klube po bëhen vetëm stërvitje individuale. Trajneri kishte vendosur të qëndronte larg kompleksit të Juventusit deri më tash. Ai ka munguar në stërvitje qëe nga 11 marsi, pasi që qeveria pezulloi gjitha aktivitetet sportive shkaku i pandemisë.
Serie A po pritet të rifillojë më 3 qershor. Juventusi kryeson me një pikë epërsi ndaj Lazios, kur kanë mbetur 12 xhiro deri në fund.