fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 5 December, 2019 15:50 Kthehen në Shqipëri disa nga të strehuarit në Kosovë
  • 5 December, 2019 15:44 Në foton familjare të Obamës, të gjithë sytë tek vajza Sasha
  • 5 December, 2019 15:42 Rina Balaj konfirmon lidhjen me reperin e njohur, Fifi e uron
  • 5 December, 2019 15:27 Justin i kërkon falje publikisht gruas pas fotove me kolegen
  • 5 December, 2019 15:24 Jennifer Lopez s’thotë jo për më shumë fëmijë
  • 5 December, 2019 15:15 Në xhamitë e Kosovës mblidhen mbi 300 mijë euro për Shqipërinë
  • 5 December, 2019 15:11 Një ditë pasi kërkoi që të bëhet qeveria sa më shpejtë, ambasadori gjerman i shkon në seli Isa Mustafës
  • 5 December, 2019 15:09 ASK: Më së shumti vizitorë kanë hotelet e Prishtinës
  • 5 December, 2019 15:07 Kërkohet drejtësi për gazetarët e vrarë dhe të zhdukur në Kosovë
  • 5 December, 2019 14:55 “Nuk kemi nevojë për njohje, Kosova po i pengon bisedimet”
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
SBASHK-u akuzon ministrin e Arsimit për neglizhim të kërkesave
19 October, 2018

SBASHK-u ka akuzuar ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi për neglizhim të kërkesave të tyre.

Në një reagim të gjatë, SBASHK-u ia ka kujtuar angazhimet e pakta që Bytyqi, sipas tyre, i ka bërë për projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit për vitet e ’90.

“Ministri Bytyqi u informua me kohë nga SBASHK se Projektligji për pagat është degradues për sistemin arsimor dhe i ofroj Ministrit fakte e argumente duke i bërë thirrje që ai si pjesë e Qeverisë ta ngrit zërin dhe të angazhohet, ashti si edhe i takon, që punëtorët e arsimit të kenë vend meritor në këtë projektligj, por ai nuk bëri as një angazhim frytdhënës dhe përsëri po i mbetet barrë vetëm SBASHK-ut që të angazhohet që të ketë korrigjim në këtë projektligj me qëllim që punëtorët e arsimit të kenë vend meritor”, thuhet në reagim.

“Ministri pas deklarimeve e kritikave të drejta e të bazuara të SBASHK-ut për iniciativa të ngutshme e të pa analizuara mirë të Ministrit ndaj arsimit, si duket mundohet të zgjedh një rrugë tepër të gabuar në tendencën për ta anashkaluar SBASHK-un në rrjedhat e proceset në arsim, por le ta di se pa SBASHK-un angazhimet për arsimin janë të gjykuara të dështojnë. Do të dështojnë sepse SBASHK-u janë punëtorët e tërë arsimit të Kosovës dhe prandaj punëtorët e arsimit janë SBASHK-u dhe çdo anashkalim i takimeve me SBASHK-un dhe çdo tendencë që të formohen komisione që lidhen me arsimin nga çerdhet e deri në universitet pa përfaqësues të SBASHK e të institucioneve arsimore do të jenë të gjykuara për mossukses”, thuhet më tej.

Sipas SBASHK-ut, ministri ka bërë gabim edhe me emërimin e Komisionit për zhvillim të Strategjisë Nacionale për Arsimin e lartë.

“Ministër edhe vendimi juaj nr.465/ I datës 15 tetor 2018 për emërimin e Komisionit për zhvillimin e Strategjisë Nacionale për Arsimin e Lartë në përbërjen që ka është gabimi juaj i radhës. Nga 21 anëtarë të këtij komisioni ka përfaqësues të shoqërisë civile dhe të tjerë, por ka fare pak përfaqësues nga Universitetet, nga Akademia e shkencës dhe nga institutet shkencore. Mungon në këtë listë edhe përfaqësuesi i SBASHK-ut”, thotë SBASHK-u.

Lista të tilla pa përfshirë të merituarit, sipas Sindikatës, mund të jenë mundësi për gabime dhe për ndonjë përjashtim të radhës nga institucionet ndërkombëtare të arsimit.

“Ministër, SBASHK-u është shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit korrekt dhe i dialogut dhe këtë e di edhe Qeveria, edhe GIZ dhe shoqatat e institucionet tjera, por Ju i ikni tani e një kohë dialogut e takimeve”, thuhet në reagim.

SBASHK-u ka thënë se kryeministri Haradinaj i përgjigjet pozitivisht kërkesave tona për takime, teksa edhe ministrat tjerë e bëjnë të njëjtën gjë, por sipas tyre, një gjë të tillë nuk e ka bërë ministri Bytyqi.

“Përfaqësuesit e SBASHK janë përfaqësues legjitim të punëtorëve të arsimit sepse në mënyrën më demokratike kanë marrë besimin e nga anëtarësia përmes votës së lirë. Ju keni obligim të takoheni me ta edhe kur takimet dhe bashkëbisedat nuk janë fort të këndshme. Përfaqësuesit e SBASHK-ut nuk angazhohen për interesa personale, por janë zë i të gjithë të punuarve në arsim. Respektoje këtë zë duke u angazhuar bashkërisht në shërbim të arsimit”, thuhet në reagim.

“Pa SBASHK-un nuk ecin dot proceset sepse ta kujtojmë edhe një herë punëtorët e arsimit nga çerdhet e edhe universitetet janë SBASHK-u. Prandaj, duke analizuar gjithë këto kërkojmë nga Ju Ministër që të ndryshohet përbërja e \komisionit për zhvillimin e Strategjisë së Arsimit të lartë duke caktuar në të njerëz me bagazh nga arsimi i lartë”.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë
29 October, 2019 13:04

Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin
18 October, 2019 14:56

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin

Lifestyle
Një pjesë e familjes mbretërore do të largohet nga Pallati
2 December, 2019

Një pjesë e familjes mbretërore do të largohet nga Pallati

Princi Charles, (71) kur të bëhet mbret planifikon ta reduktojë numrin e anëtarëve të familjes së tij në djemtë William

Lajmet e fundit
  • Haxhiu: Po marrëveshje me LDK-në, por jo të futet posti i Presidentit 5 December, 2019
  • Kthehen në Shqipëri disa nga të strehuarit në Kosovë 5 December, 2019
  • Në foton familjare të Obamës, të gjithë sytë tek vajza Sasha 5 December, 2019
  • Rina Balaj konfirmon lidhjen me reperin e njohur, Fifi e uron 5 December, 2019
  • Martinez i përgjigjet Barçës dhe Man City: Interi është shtëpia ime 5 December, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top