Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet t’i reagojë Gjykatës Speciale të Hagës, pasi e ka shtyrë seancën gjyqësore të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, për 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, këtë e ka quajtur si turp të pafundmë.
“Nëse kjo gjykatë është e Kosovës, me 17 shkurt do duhej të ishte festë zyrtare për nder të Pavarësisë së Kosovës”.
“Kuvendi i Kosovës duhet ta thotë fjalën e vet. Kokën lart Cali!”, ka thënë Musliu.