Shefi i diplomacisë serbe, Nikola Selakoviq, theksoi se është e rëndësishme të forcohet Ballkani i Hapur përmes lëvizjes së lirë të njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe kapitaleve, si dhe shtoi që Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë të lidhura përmes hapjes.
“Është e rëndësishme që Open Balkans të funksionojë, të fillojë të japë rezultatet e para dhe të bëhet tërheqëse për këtë arsye”, tha sot ministri i jashtëm serb, Selakoviq.