fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 1 February, 2023 02:10 Koeficienti i pagave, mbi 1200 euro do të jetë paga e mjekut specialist
  • 1 February, 2023 02:09 Haradinaj pyet Qeverinë: Pse duhet një vendim i veçantë për tu themeluar Asociacioni
  • 1 February, 2023 02:06 Uragani i Ramabajës pro Kurtit nuk lë shenjë në shesh
  • 1 February, 2023 02:03 Valon Syla shuan shpresat e kosovarëve për heqjen e vizave
  • 1 February, 2023 02:01 “Ma sillni priftin të martohem me Kiarën”, deklarata e papritur e Luizit
  • 1 February, 2023 02:00
  • 1 February, 2023 01:59 Ish-banorja reagon pasi Olta kërcënoi Efin: Jam kurioze çfarë do bësh me “As-at” nën mëngë që kanë njerëzit për ty
  • 1 February, 2023 01:43 Qeveria mban mbledhje, miratohen dy vendime
  • 5 January, 2023 13:27 Kaq do jenë pagat me Ligjin e Pagave që u dekretua nga presidentja Osmani
  • 5 January, 2023 12:38 Arrestohet e dyshuara që shkaktoi zjarr në Fushë Kosovë duke hedhur fishekzjarre
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Serbia në garë për të blerë “Telekom Albania”
30 September, 2018

Operatori i dytë më i madh në Shqipëri, “Telekom Albania”, është në shitje, ndërsa pritet që blerësi të jetë “Telekom Srbija”.

Në “Telekom Srbija” për të përditshmen serbe “Blic” kanë konfirmuar se janë të interesuar për blerjen e “Telekoma Albania”, që është në pronësi të “Deutsche Telekom”.

“Ky interesim është dëshmi e qëllimeve të ‘Telekom Srbija’ që të pozicionohet si lider rajonal në fushën e telekomunikacionit. Kemi bërë ofertë dhe aktualisht po shqyrtohet oferta jonë dhe e konkurrentëve tjerë, dhe përveç kësaj nuk mund të japim informata tjera”, kanë thënë nga “Telekom Srbija”, transmeton Koha.net.

Sipas shkrimeve të mediave në Shqipëri, në konkurrencë krahas operatorit serb janë edhe dy komani bullgare, “Vivakom”, në pronësi të Spas Rusevit dhe “Globul Telekom”, një operator tjetër bullgar.

“Cozmote”, pjesë e grupit OTE në Greqi, që zotëron 99.76% të aksioneve të operatorit të dytë më të madh të telefonisë celulare në Shqipëri, Telekom Albania, ka pohuan se ata janë në proces vlerësimi dhe diskutimi me disa palë për shitjen e Telekom Albania, por nuk ka ende asnjë rezultat.

“Bazuar në prioritetet strategjike dhe qëllimet e biznesit, grupi OTE në mënyrë të vazhdueshme rivlerëson asetet e veta, përfshirë ato që kemi në Shqipëri, dhe vlerëson mundësitë e tregut në mënyrë që të krijojë vlerë për aksionerët e vet, të sigurojë qëndrueshmëri dhe të çojë përpara interesat e Grupit dhe njerëzve të tij. Procesi i vlerësimit dhe diskutimet domethënëse me disa palë po vazhdojnë. Ashtu siç është në praktikën tonë të zakonshme, ne do të njoftojmë autoritetet dhe publikun në rast dhe nëse do të kemi ndonjë gjë thelbësore për të njoftuar”, tha në një prononcim të posaçëm, pas kërkesës së “Monitor”, Kostas Kanakaris, menaxher i lartë për marrëdhëniet me mediat dhe komunikimin në ΟΤΕ Group.

Më herët, e kontaktuar zyrtarisht nga “Monitor”, Telekom Albania nuk bëri asnjë koment. “Ne nuk kemi asnjë koment. Kjo është një çështje që i përket aksionerëve”.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova drejt federalizimit; njohja reciproke as në qendër e as në thembër!
1 February, 2023 02:17

Kosova drejt federalizimit; njohja reciproke as në qendër e as në thembër!

Lifestyle
Në çfarë moshe largohen fëmija nga shtëpia e prindërve në Gjermani e shtete tjera
2 August, 2022

Në çfarë moshe largohen fëmija nga shtëpia e prindërve në Gjermani e shtete tjera

Më shumë se 30% e gjermanëve të moshës 15 deri në 24 vjeç nuk jetonin më me prindërit ose kujdestarët

Lajmet e fundit
  • Kosova drejt federalizimit; njohja reciproke as në qendër e as në thembër! 1 February, 2023
  • Lista Serbe: Asociacioni duhet të ketë kompetenca ekzekutive 1 February, 2023
  • Kurti mirëpriti gazetarët afganë në Kosovë 1 February, 2023
  • Koeficienti i pagave, mbi 1200 euro do të jetë paga e mjekut specialist 1 February, 2023
  • Haradinaj pyet Qeverinë: Pse duhet një vendim i veçantë për tu themeluar Asociacioni 1 February, 2023
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top