Sërish ka pasur alarm për bombë në Rektoratin e Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Ahmeti tha se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike (email).
“Rreth orës 12:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, tha ajo.
Një alarm i tillë në të njëjtin vend u raportua edhe para një jave.