Pique filloi në qendër të mbrojtjes, ndërsa Blaugranët siguruan një fitore 4-0 ndaj Osasuna, përpara se Shakira të hynte në Instagram për ta uruar atë.
“600 ndeshje! Nuk mendoj se kam bërë ndonjëherë 600 koncerte”, shkruante mbishkrimi.
“Arritjet tuaja janë të paprecedentë”.
Këngëtarja kolumbiane vazhdoi të shkruante një mesazh të ngrohtë për ndikimin e Piques në jetën e saj, shkruan Marca.
“Ti je bërë nga një material që vetëm Zoti e di dhe për mua je shembulli më i mirë i luftës, këmbënguljes dhe sinqeritetit për fëmijët tanë”, ka shkruajtur Shakira.
“Ke shumë për të na dhënë. Në futboll dhe në shumë aspekte të tjera të jetës tënde të jashtëzakonshme”.