fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 17 May, 2022 15:01 Ambasada amerikane e lavdëron Kosovën për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë
  • 17 May, 2022 14:54 Ky është linku ku mund ta shihni nëse jeni regjistruar nga punëdhënësi
  • 17 May, 2022 14:39 Gjukanoviq nesër në Kosovë, e ka ftuar presidentja Osmani
  • 17 May, 2022 14:30 Qeveria në hije e PDK-së, Memli Krasniqi sot jep zyrtarisht detaje për të
  • 17 May, 2022 14:28 Themelohet komisioni për energjinë për periudhën 2006-2022
  • 17 May, 2022 14:23 Ambasada amerikane: Të drejtat e LGBTQI+ janë të drejta njerëzore, jo privilegje
  • 17 May, 2022 14:07 Zjarr në afërsi të një shkolle në Suharekë
  • 17 May, 2022 14:06 Merret vendimi për pilotin grek që vrau gruan e fajësoi shqiptarët
  • 17 May, 2022 14:01 Nagavci: Nga shtatori Kosova-Shqipëria me abetare të përbashkët
  • 17 May, 2022 13:50 Donaldi dhe Bora bashkë, reagon Beatrix Ramosaj
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Shala kritikon Qeverinë Kurti, lavdëron atë të Thaçit
7 April, 2022

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka kritikuar konkursin e fundit në KEK, për të cilin u bë shumë zhurmë, duke thënë se Qeveria Kurti ka vendosur menaxhment të dëgjueshëm politik dhe rekrutimet kanë qenë mbi baza partiake dhe familjare.

“Pas më shumë se një viti të Qeverisë Kurti, ne kemi pritur rezultatet e para në sektorin energjetik. Fatkeqësisht rezultatet e vetme janë ndërhyrjet politike në institucionet e pavarura dhe ndërmarrjet publike si ZRrE, KOSTT, KEK e kështu me radhë. Ndërhyrjet e fundit në ndërmarrjen më strategjike të vendit, KEK-un, duke vendosur menaxhment tipik të dëgjueshëm politik dhe joprofesional dhe duke vazhduar me rekrutime mbi baza partiake dhe familjare janë jashtëzakonisht shqetësuese për institucionet e shtetit dhe shoqërinë tonë”.

Shala, në seancën e sotme të Kuvendit, tha se kryeministri Albin Kurti do të duhej ta vizitonte sot KEK-un dhe t’i jepte shumë përgjigje, sipas tij, të munguara punëtorëve të KEK-ut.

“Kjo është e papranueshme, e paligjshme dhe e dëmshme për sektorin e prodhimit vendor të energjisë. Kjo është lëndë për drejtësinë. Sot kryeministri do të duhej ta vizitonte KEK-un dhe t’i kërkonte falje punëtorëve për premtimet që u kishte dhënë. Do të duhej të kërkonte falje për të gjitha shkeljet që po ndodhin në menaxhimin e KEK-ut, për anashkalimin e ekspertëve vendorë dhe atyre të huaj duke i paguar shtrenjtë ata. Sot kryeministri do të duhej të vizitonte KEK-un dhe t’i informonte punëtorët se ku shkuan 20 milionë euro të ndara nga qeveria për KEK-un, se si u menaxhua kriza energjetike, dhe për KEDS-in që s’po ia kthen rreth 60 milionë euro mjete financiare. Këto një ditë do të jenë pjesë e hetimit parlamentar të cilin kryeministri dhe mazhoranca po e bllokon”.

Deputeti i PDK-së e kritikoi Qeverinë Kurti, derisa lavdëroi fort atë të ish-shefit të tij partiak Hashim Thaçi.

“I hoqi gjeneratorët nga ekonomia e familjeve tona. E hoqi errësirën dhe ktheu dritën në çdo shtëpi tonën. Qeveria e Hashim Thaçit investoi projekte në revitalizimin e KEK-ut në infrastrukturë, në hapjen e minierave të reja dhe shumë pjesë dytësore të energjisë. Krijoi stabilitet energjetik me çmimin më të lirë në rajon dhe Evropë për qytetarin. Vetëm në termocentralin Kosova B nga viti 2010 janë realizuar 15 projekte kapitale në vlerë mbi 50 milionë euro, ndërsa në miniera nga viti 2009 janë realizuar projekte të mëdha kapitale”.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Ambasada amerikane e lavdëron Kosovën për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë 17 May, 2022
  • Del raporti i fundit për rastet e reja me koronavirus 17 May, 2022
  • Ky është linku ku mund ta shihni nëse jeni regjistruar nga punëdhënësi 17 May, 2022
  • Gjukanoviq nesër në Kosovë, e ka ftuar presidentja Osmani 17 May, 2022
  • Presidenti i UEFA-s flet për Realin e Liverpoolin dhe për finalen e Championsit 17 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top