fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 27 January, 2021 19:37 “Ejani se e vrava djalin”, kështu e denoncoi babai vrasjen e Albert Krasniqit
  • 27 January, 2021 19:29 Ky është postimi që bëri para 7 orëve Albert Krasniqi
  • 27 January, 2021 19:26 Pamje nga vendi i ngjarjes ku dyshohet se prindi vrau djalin e tij
  • 27 January, 2021 16:09 VV-ja e AAK-ja dorëzojnë ankesë në Supreme
  • 27 January, 2021 15:59 PAI dërgon ankesë në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP’së
  • 27 January, 2021 15:57 Apeli vërteton aktakuzën në rastin e ish-ministrit Nenad Rikalo dhe të tjerëve
  • 27 January, 2021 15:54 Enver Hoxhaj: Prej qeverive që shkelin Kushtetutën, s’mund të pritet forcim i shtetit ligjor
  • 27 January, 2021 15:00 Pasi u deklarua transgjinor, Elliot Page po shkurorëzohet nga bashkëshortja
  • 27 January, 2021 14:54 Haxhi Avdyli: Isa Mustafa është i zoti me manipulimin e njerëzve
  • 27 January, 2021 14:52 ”Trutë në tokë t’i kisha qitë”, Osmani kërcënohet përmes facebookut
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Shala viziton disa kompani dhe institute në Gjermani, diskuton për mundësitë e bashkëpunimit
11 September, 2019

Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala gjatë vizitës në Gjermani ka vizituar kompani dhe institute të rëndësishme gjermane të cilat merren me teknologji informative dhe inovacion.

Shala ka folur me drejtuesit e këtyre kompanive për gjetjen e formave të bashkëpunimit me kompanitë nga Kosova. Ai ka njoftuar ata për potencialin e të rinjëve dhe kapacitetet e tyre për t’u ofruar shërbime në fushën e teknologjisë kompanive gjermane.

Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, ka takuar drejtuesit e kompanisë DEKRA, ku i ka ftuar për vizitë në Kosovë.

“Gjatë takimit i ftova drejtuesit e kompanisë DEKRA për një vizitë në vendin tonë, me qëllim të gjetjes së një modeli ku të rinjtë kosovar fillimisht do të trajnohen dhe pastaj të punojnë në modelin offshore për këtë kompani”, tha Shala.

Ai ka treguar se gjatë kësaj vizite në kompaninë DEKRA kanë diskutuar për gjetjen e mundësive që studentët të cilët studiojnë për teknologji dhe industrisë të bëjnë praktikën në qendrat e saj me mundësi punësimi.

“Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të merr përsipër pjesën e përkrahjes së trajnimeve për këta të rinj”, theksoi ministri në detyrë Muzafer Shala.

Ai ka pasur edhe një vizitë në Hasso Plattner Institut (HPI) i cili gjendet në Postdam të Gjermanisë.

Shala gjatë takimit me drejtorin e Institutit HPI,  Chrisoph Meinel, i ka treguar për planet e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë për krijimin e 50 mijë IT inxhiniereve dhe krijimin e një qendre regjional në Prizren.

“Në të ardhmen me Institutin HPI do të kemi bashkëpunim ku modelin e Desing Thinking si dhe qasjen ndërremarrëse dhe inovative do ta promovojmë dhe nxisim duke filluar nga klasa e parë e shkollës fillore, e deri te studentet në universitete si dhe tek problematikat komplekse në Kosovë. Studentet tanë do ta kenë mundësinë të shkojë dhe të bëjnë hulumtim 6 mujor në këtë institucion si dhe do të ketë mundësi për të ndjekur studimet e doktoratës”, theksoi ministri Shala, duke shtuar se në të ardhmen do ta përdorin platformat “open source” që janë pjesë e HPI.

Gjatë vizitës në kompaninë NOZ Elektrotechnik, ka thënë se nga afër ka parë punën e kësaj kompanie në integrimin e sistemeve për menaxhimin e objekteve.

“I njoftuam që në Kosovë ka kompani të cilat merren me zhvillim të softuereve dhe sistemeve për smart houses si dhe kompani që merren me prodhimin e paneleve solare që në të ardhmen mund të jenë partner potencial për NOZ Elektrotechnik”, theksoi ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala .

Po ashtu ministri ka vizituar edhe kompaninë “Dr. Stern GmBH” në Ludwigsburg, kompani e specializuar për rekrutim dhe lizing të stafit e cila është edhe anëtare e “Federal Employers Assocations of Personal Service Providers – BAP”.

Gjatë bisedës me drejtorin Joachim Goldfub-Schachten, sipas Shalës, ai ka shprehur gatishmërinë për zgjerim të bashkëpunimit në mënyrë që të rinjëve t’u mundësohet modeli i saj të shtrihet edhe në Kosovë.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Do të përfshiheni në një mosmarrëveshje me miqtë tuaj, bëni kujdes
25 January, 2021

Do të përfshiheni në një mosmarrëveshje me miqtë tuaj, bëni kujdes

Horoskopi për ditën e sotme, 25 janar 2021. Dashi Është koha të bëheni plotësisht flirtues sot. Kontaktet përmes shikimit mund

Lajmet e fundit
  • “Ejani se e vrava djalin”, kështu e denoncoi babai vrasjen e Albert Krasniqit 27 January, 2021
  • Lajçak: Tepër e rrezikshme ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë 27 January, 2021
  • Ky është postimi që bëri para 7 orëve Albert Krasniqi 27 January, 2021
  • Pamje nga vendi i ngjarjes ku dyshohet se prindi vrau djalin e tij 27 January, 2021
  • Mësohet identiteti i personit që dyshohet se u vra nga babai sot në Prishtinë 27 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top