Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka bërë të ditur se vlefshmëria e vizave për shqiptarët nga tre vjet sa ka qenë maksimumi do të shkojë deri në 10 vjet.
Ajo ka thënë se kjo vlen për vizat e biznesit dhe ato turistike.
“Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të zgjatuar vlefshmërinë e vizës në dhjetë vjet pasqyron faktin që shqiptarët gjithnjë e më shumë po ndjekin rregullat kur vizitojnë Shtete e Bashkuara”,ka thënë Kim në një video të publikuar në Twitter.