Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar 93 mijë e 166 raste të të infektuarve me koronavirus.
Për të mërkurën raporti thekson se janë regjistruar edhe tre mijë e 219 vdekje, transmeton KlanKosova.tv.
Në total në këtë shtet, sipas Johns Hopkins University, numri i të infektuarve është së paku 27 milionë e 295 mijë e 621, ndërkaq jetë të humbura si pasojë e COVID-19 janë të raportuara 471 mijë e 422.
Në të dhëna përfshihen që të gjitha 50 shtetet amerikane, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera amerikane, sikurse edhe rastet e riatdhesuara.