fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 25 January, 2021 16:44 Ministrja Haradinaj-Stublla priti në takim Ambasadoren e re të Maqedonisë së Veriut
  • 25 January, 2021 16:38 Osmani dekreton 23 gjyqtarë të rinj
  • 25 January, 2021 15:57 “Super Bowl” organizon koncert special për punëtorët shëndetësorë
  • 25 January, 2021 15:44 Ia publikoi foton private, Arbenita i reagon Feros
  • 25 January, 2021 15:42 Malisheva dhe AKEE nënshkruajnë marrëveshje për efiçiencë të energjisë
  • 25 January, 2021 15:40 Familja mbretërore bëhet me anëtar të ri
  • 25 January, 2021 15:17 Kurti e Osmani u premtojnë studentëve në Lipjan se do të jenë të barabartë në tregun e punës
  • 25 January, 2021 15:15 Donika Gërvalla i del në mbrojtje Albin Kurtit: Sa e madhe është frika e disave
  • 25 January, 2021 14:56 Hoti e krahason LDK-në me Liverpoolin: Nuk është ekip i sezoneve
  • 25 January, 2021 14:48 Lekaj-Tahirit: E pabesueshme ku ka rënë PDK-ja
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Shpallet i pafajshëm burri me ngjyrë që 26 vjet ishte në pritje të dënimit me vdekje
14 January, 2021

Një burrë me ngjyrë nga Mississipi i Shteteve të Bashkuara, i cili u mbajt 26 vjet në burg nën akuzën për dhunim seksual dhe vrasje të një gruaje 84-vjeçare, u shpall i pafajshëm pasi dëshmitë e reja treguan se ai nuk ka qenë i përfshirë në krim.

Eddie Lee Howard, 67 vjeç, u dënua gabimisht disa herë për dhunimin seksual dhe vrasjen e Georgia Kemp-it dhe për herë të parë u dënua me vdekje në vitin 1994, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

Vendimi për dënimin e tij në atë kohë ishte marrë duke i krahasuar shenjat e kafshimit në trupin e viktimës me dhëmbët e të dyshuarit. Një mjek kishte thënë se këto shenja përputheshin.

Megjithatë, dëshmitë e reja të forenzikës, përfshirë testin e ADN-së në skenën e krimit, e përjashtuan Howard-in në këtë rast. Gjykata Supreme e Mississipit vitin e kaluar vendosi që një individ nuk mund të identifikohet si autor i një vepre përmes krahasimit të shenjës së kafshimit dhe dha urdhër për proces të ri gjyqësor.

Ky person u largua nga radha e pritjes për zbatimin e dënimit me vdekje në dhjetor, ndërsa u lirua nga burgu të hënën pasi prokurorët e hodhën poshtë aktakuzën për vrasje.

Një nga avokatet e Howard-it, Vanessa Potkin, tha: “Z.Howard u dënua në bazë të forenzikës së pabazë, pa dëshmi fizike apo dëshmitarë në vendin e ngjarjes.”

I liruari nga burgu tha: “Dua të shpreh shumë falënderime për shumë njerëz që më ndihmuan ta bëj realitet ëndrrën time të lirisë. Dua t’ju falënderoj të gjithëve me tërë zemrën time, sepse pa punën tuaj të madhe në emrin tim, ende do të isha i mbyllur në atë vend të tmerrshëm, të quajtur Departament Korrektues, duke pritur për t’u ekzekutuar.”

 

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Do të përfshiheni në një mosmarrëveshje me miqtë tuaj, bëni kujdes
25 January, 2021

Do të përfshiheni në një mosmarrëveshje me miqtë tuaj, bëni kujdes

Horoskopi për ditën e sotme, 25 janar 2021. Dashi Është koha të bëheni plotësisht flirtues sot. Kontaktet përmes shikimit mund

Lajmet e fundit
  • Lëkundje toke në Elbasan dhe Korçë 25 January, 2021
  • E pabesueshme: Pagat në Zvicër u rritën gjatë krizës së pandemisë 25 January, 2021
  • Ministrja Haradinaj-Stublla priti në takim Ambasadoren e re të Maqedonisë së Veriut 25 January, 2021
  • Apple ka një paralajmërim shumë të rëndësishëm për ata që kanë blerë iPhone 12 25 January, 2021
  • Osmani dekreton 23 gjyqtarë të rinj 25 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top