fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 30 June, 2022 11:30 Hydajet Hyseni me një fjalim të gjatë në Kuvend, Glauk Konjufca s’ia vazhdon fjalën: Mund ta dorëzoni me shkrim
  • 30 June, 2022 11:27 Hoxha akuzon VV-në për kapjen e UP-së: Kësaj Qeverie as arsyetimet më nuk i bien tamam
  • 30 June, 2022 11:25 Grupi i dytë i besimtarëve nga Kosova mbërrin në Aerportin e Xhedas
  • 30 June, 2022 11:23 Rrustemi kërkon nga të gjithë deputetët që të angazhohen në procesin e Vettingut
  • 28 June, 2022 16:19 Zvicra thotë se raporti Kosovë – Serbi është çelësi i Ballkanit
  • 28 June, 2022 16:00 Policia del me komunikatë për Vidovdanin: 10 serbëve iu refuzua hyrja, një u arrestua
  • 28 June, 2022 15:02 Abdixhiku takon Lajçakun – flasin për dialogun dhe vizat
  • 28 June, 2022 15:01 Mullistët dalin kundër shtrenjtimit të bukës në 60 centë, kanë edhe një lajm të mirë
  • 28 June, 2022 14:40 Lajçak nesër niset drejt Beogradit për një vizitë tre ditore
  • 28 June, 2022 14:39 Përfundon manifestimi në Gazimestan, serbët shpërndahen të qetë
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Shqipëria merr më 1 qershor presidencën e KS në OKB, Rama dhe Xhaçka nisen sot në ShBA
30 May, 2022

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhacka nisen sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të presidencës së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB (1 Qershor – 30 Qershor 2022).

Paraditen e 2 qershorit, Rama do të drejtojë debatin e hapur të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit mbi llogaridhënien ndërkombëtare, si një ndër përparësitë e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, të theksuar edhe më shumë për shkak të agresioni të Rusisë kundër Ukrainës. Vënia para përgjegjësisë e shkelësve të ligjit ndërkombëtar, qofshin  shtete apo individë, kërkon bashkëpunim të fortë të gjithë shteteve paqedashëse, duke filluar me anëtarët e Këshillit të Sigurimit. Debati i kryesuar nga KM Rama shënon fillimin e zbatimit të planit të punës të Presidencës së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

Takimet e kryesuara nga Rama do të pasohen nga disa veprimtari të tjera shënjuese, përgjatë muajit qershor përfshirë në nivel Ministror, të tillë si:

Debat i hapur drejtuar nga MEPJ Olta Xhaçka, mbi tematikën Gratë, Paqja dhe Siguria, me nëntemë “Roli i organizatave rajonale për zbatimin e GPS në situata trazirash politike dhe marrje pushteti me dhunë” (15 Qershor);

Sesion informimi, drejtuar nga MEPJ Olta Xhaçka, mbi bashkëpunimin mes OKB dhe organizatave rajonale, ku do të ftohet Bashkimi Europian  (16 qershor);

Debat i hapur mbi Metodat e Punës të Këshillit të Sigurimit, drejtuar nga Ambasadori i RSH në OKB, NY (28 qershor).

Kjo është hera e parë që Shqipëria mban presidencën e KS gjatë mandatit të saj dyvjeçar në Këshill. Vitin e ardhshëm Shqipëria do të ketë presidencën pak muaj përpara përfundimit të mandatit, në Tetor 2023. Programi i punës i kësaj presidence ndërlidh më së miri përparësitë e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit me zhvillimet më të rëndësishme të sigurisë ndërkombëtare, sic është lufta në Ukrainë.

Gjatë qëndrimit në Nju York, Rama dhe Xhaçka do të priten në takime nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB, António Guterres si dhe nga ambasadorja e ShBA pranë OKB-së, Linda Thomas-Greenfield, takim ky në kuadër të bashkëpenësisë që Shqipëria dhe SHBA kanë lidhur me Ukrainën. Gjatë muajit maj presidencën e Këshillit të Sigurimit e kishte SHBA./tvklan

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Mendimet e së hënës në Prishtinë
21 June, 2022 09:12

Mendimet e së hënës në Prishtinë

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

Lifestyle
Ja çfarë duhet bërë për t’u mbrojtur nga stuhitë natyrore/rrufeja
7 June, 2022

Ja çfarë duhet bërë për t’u mbrojtur nga stuhitë natyrore/rrufeja

Këto janë disa gjëra që duhen mbajtur parasysh gjatë stuhive natyrore: Të gjitha stuhitë përmbajnë vetëtima. Nëse jeni gjendur jashtë

Lajmet e fundit
  • Hydajet Hyseni me një fjalim të gjatë në Kuvend, Glauk Konjufca s’ia vazhdon fjalën: Mund ta dorëzoni me shkrim 30 June, 2022
  • Hoxha akuzon VV-në për kapjen e UP-së: Kësaj Qeverie as arsyetimet më nuk i bien tamam 30 June, 2022
  • Grupi i dytë i besimtarëve nga Kosova mbërrin në Aerportin e Xhedas 30 June, 2022
  • Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje për vaksinim grave shtatzëna 30 June, 2022
  • Rrustemi kërkon nga të gjithë deputetët që të angazhohen në procesin e Vettingut 30 June, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top