Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës bën të ditur se pesë pacientë pozitivë me COVID-19 dhe tetë të tjerë postCOVID, janë duke marrë trajtim mjekësor në spitalet rajonale dhe në klinikat e QKUK-së.
Me oksigjenoterapi janë gjashtë pacientë, kurse në mjekim intensiv po trajtohen dy pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, shtatë pacientë;
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, dy pacientë;
Klinika e Pediatrisë, një pacient;
Spitali i Gjakovës, dy pacientë.