Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka komentuar rreth propozimit për ngritje të çmimit të energjisë elektrike.
Ai i është drejtuar qeverisë, duke i quajtur populistë dhe që synim kishin votat për ardhje në pushtet.
“Mos u befasoni, popullistët të tillë janë. Kujdesen për popullin vetëm derisa ua marrin votën, pastaj puna e parë që bëjnë i hypin në qafë popullit”.
“Nëse nuk i ndalim me kohë, nesër do jetë vonë”, është shprehur Selmanaj, transmeton Klankosova.tv.
“Në fillim ju thanë qytetarëve mos u ngrohni me dru se po dëmtohen pyjet, pastaj ju thanë mos u ngrohni me qymyr se po ndotet ambienti, kur qytetarët mbeten pa asnjë rrugë tjetër dhe u orientuan ka ngrohja me energji, atëherë del qeveria dhe ua shtrenjton deri në 100% çmimin e energjisë”.
“E me çka të ngrohen njerëzit?!!!”.