fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 19 May, 2022 15:08 Pasi Loredana u shfaq me lot në sy, Mozzik “solidarizohet” me problemin e saj
  • 19 May, 2022 15:06 Haradinaj takohet me Gjukanoviq: Kufiri do të demarkohet me korrigjim në sektorët e caktuar
  • 19 May, 2022 15:02 Berisha, qeverisë: Mos gaboni t’i hiqni veteranët nga rritja e pagës minimale
  • 19 May, 2022 14:47 Bislimi e Haxhiu takohen me raportuesen e Komisionit të Venecias, flasin për Vetingun
  • 19 May, 2022 13:47 Pas 3 vitesh martesë, Blero dhe Afrona ndahen?
  • 19 May, 2022 13:44 Rizvanolli: Programi Kompakt mbi 200 milionë dollarë, mbështet sigurinë energjetike
  • 19 May, 2022 13:42 Paralajmërimi i OKB: Krizë globale ushqimore, Rusia të zhbllokojë eksportet në Ukrainë
  • 19 May, 2022 13:29 Kosovën e mbështet edhe një shtet tjetër në synimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës
  • 19 May, 2022 13:27 Osmani takon kryetaret e Kushtetueses së Kosovës dhe Shqipërisë
  • 19 May, 2022 13:12 Nënë për herë të dytë? Kjo foto e Klea Hutës zgjon dyshime
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Shtyhet seanca në rastin ku kryeshefi i NPB-së ka paditur Lëvizjen Vetëvendosje për shpifje e fyerje
1 February, 2022

Në gjykatën Themelore në Prishtinë, të martën, është shtyrë seanca e vlerësimit të propozimit për caktimin e urdhëresës gjyqësore në rastin ku paditësi Hajdar Hoxhaj- kryeshef ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) ka paditur LVV-në dhe ka kërkuar largimin e lajmit në llogarinë personale në rrjetin social “Facebook”, me anë të së cilit pretendon se janë bërë shpifje dhe fyerje ndaj tij.

Deri tek shtyrja e seancës ka ardhur pasi që Egzon  Azemi, ushtrues detyre i sekretarit tek qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë nuk ka poseduar autorizimin për përfaqësim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Azemi tha se për përfaqësimin e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë çështje është i caktuar një zyrtar ligjor mirëpo i njëjti ditën e djeshme ka rezultuar pozitiv me Covid 19 dhe nuk ka pasur mundësi shëndetësore që të jetë prezent.

Azemi gjithashtu tha se është i gatshëm që ta paraqesë qëndrimin e këtu të paditurës LVV-së në këtë çështje.

Në lidhje me këtë, përfaqësuesi i paditësit Hoxhaj, avokati Valdrin Behrami tha se rregullativa ligjore e parasheh që duhet të ketë autorizim për përfaqësim mirëpo për shkak të gjendjes së pandemisë dhe gjendjes shëndetësore të zyrtarit ligjor e konsideron që t’i jepet një mundësi tjetër që të prezentoj në seancë për një ditë tjetër.

Në këto rrethana gjykatësja Hidajete Gashi e ka shtyrë seancën ndërsa e radhës është caktuar më 11 shkurt.

Ndryshe, sipas padisë së ushtruar më 15 shtator 2021, paditësi Hajdar Hoxhaj- kryeshef Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) ka paditur Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) se më 2 shtator 2021 përmes një komunikate publike në medie dhe llogarinë e tyre personale në rrjetin social “Facebook”, ka postuar një shkrim ku ka thënë se NPB po tenton manipulimin e një projekti gjigant, që sipas tyre kapë vlerën e 200 milionë eurove.

Në padi thuhet se asamblisti i LVV-së, Egzon Azemi, në një konferencë për medie ka thënë se në fund të mandatit, duke përfituar nga koncentrimi i subjekteve politike për të bërë fushatë, po tentohet të lihet në harresë fati i NPB-së, ku po parashihen 100 mijë metra ndërtim e ku vlera e përgjithshme e fitimit do të jetë 200 milionë euro në tërësi.

Tutje, në padi thuhet se Azemi gjithashtu ka thënë se NBP do të përfitojë vetëm 30% dhe se do të përfitojnë vetëm një grup i ngushtë i këtij pushteti lokal apo disa firma fiktive anonime ndërtimore, e që sipas tij ajo kompani është regjistruar në ARBK vetëm një ditë para se të bëhej shpallja nga NPB dhe se i njëjti thuhet se ka akuzuar edhe partitë tjera si LDK, PDK, PSD dhe AKR se janë duke e bllokuar që në Kuvendin Komunal të debatohet për këtë projekt.

Gjithmonë sipas padisë, LVV me qëllime të pastra politike, me insinuate, aludime dhe deklarime të pavërteta ka shpifur për paditësin duke i shkaktuar dëm moral dhe duke i shkelur vlerat e mbrojtura në çdo shoqëri demokratike, pasi që shuma totale e investimit, i cili do të jetë objekt investimi arrin shumën 118 milionë euro, ndërsa deklarimi shpifës për 200 milionë euro, është i pavërtetë.

Sipas padisë, publikimi i lajmeve të tilla bie nën definicionin e shpifjes.

Mbi këtë bazë, paditësi Hoxhaj po kërkon nga gjykata që të detyrohet e paditura-kundërpropozuesja LVV  ta largojë shkrimin fyes dhe shpifës, të detyrohet e njëjta që të kërkojë falje publike dhe të mbajë në llogarinë e tyre në “Facebook” demantimin e lajmit të publikuar për NPB,  si dhe të mbulojë shpenzimet e procedurës.

Paditësi gjithashtu në bazë të nenin 16 të Ligjit Civil kundër Shpifjes dhe Fyerjes ka parashtruar edhe kërkesë për caktimin e urdhëresës gjyqësore ku i njëjti ka kërkuar nga gjykata që të detyrohet LVV që të bëjë largimin e lajmit të publikuar dhe të mbulojë shpenzimet procedurale.

Ndërkaq, në përgjigjen në Propozimin për Caktimin e Urdhëresës Gjyqësore të dhënë më 6 dhjetor 2021, e paditura-kundërpropozuesja e kundërshton si të pathemeltë propozimin për caktimin e urdhëresës gjyqësore.

Tutje në përgjigje në propozim thuhet se në konferencën për shtyp të mbajtur nga asamblistët e LVV-së, Egzon Azemi dhe Berat Lahu nuk është përmendur fare emri i paditësit-propozuesit Hoxhaj, andaj të njëjtit i mungon legjitimiteti real aktiv për të qenë palë në procedurë dhe se i njëjti nuk ka kërkuar përmirësimin e shprehjeve të përdorura në konferencën për medie.

Në përgjigje, në propozim gjithashtu thuhet se Azemi dhe Lahu dyshimet për manipulime rreth projektit të ndërtimit të objekteve banesore dhe lokaleve afariste në formë të bashkëinvestimit me kompanitë private, i kanë ngritur në të gjitha mbledhjet e Kuvendit Komunal përgjatë muajve korrik, gusht dhe shtator e të cilat janë pasqyruar në konferencë për medie, të mbajtur në kohën e mbledhjes së Kuvendit Komunal të 2 shtatorit 2021.

Gjithmonë sipas përgjigjes në propozim, Azemi më 24 qershor 2021 në NPB kishte dorëzuar kërkesë për qasje në dokumente publike, përkatësisht vendimin e 9 marsit 2021, në bazë të së cilit është publikuar njoftimi për shprehje të interesit, aplikacionet e kompanive dhe dokumentet e tjera relevante lidhur me këtë shpallje.

Mirëpo, thuhet se Hoxhaj  me vendim e kishte refuzuar kërkesën e tij, me arsyetimin se procesi ende nuk ka përfunduar dhe një refuzim i tillë nuk i është referuar asnjë dispozite ligjore nga neni 17, i Ligjit për Qasje në Dokumente Publike.

Tutje, në përgjigjen në propozim thuhet se portale të ndryshme kishin raportuar për shkeljet procedurale gjatë dhënies së këtij tenderi, e të cilat raportime janë të bazuara në provat që i kanë siguruar këto media dhe të njëjtat LVV ia ka bashkangjitur përgjigjes në propozim dhe se kërkesa për masë sigurie që të largohet lajmi vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje është e pakuptimtë.

Në përgjigjen në propozim thuhet se njoftimi për shprehje të interesit nuk ishte shpallur në asnjë medie siç ndodh rëndom, nuk përmbante asnjë informacion mbi kriteret, dokumentacionin dhe referencat e tjera që duhej të plotësoheshin, afati për tu regjistruar ka qenë nga 10 deri më 12 mars 2021 dhe se i njëjti nuk kishte autor, nënshkrim, emër, mbiemër dhe nuk ishte i protokolluar.

Mbi këtë bazë, e paditura-kundërpropozuesja Lëvizja Vetëvendosje po kërkon nga gjykata që të refuzohet si e pabazuar kërkesa për lëshimin e urdhëresës gjyqësore, e propozuar nga paditësi Hoxhaj dhe të obligohet i njëjti që t’i mbulojë shpenzimet e procedurës.

 

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Ideja e Macronit për “Bashkësinë gjeopolitike evropiane” gjen përkrahje edhe në Bruksel 19 May, 2022
  • Pasi Loredana u shfaq me lot në sy, Mozzik “solidarizohet” me problemin e saj 19 May, 2022
  • Haradinaj takohet me Gjukanoviq: Kufiri do të demarkohet me korrigjim në sektorët e caktuar 19 May, 2022
  • Scholz: Pranimi i shpejtë i Ukrainës në BE do të ishte i padrejtë për Ballkanin 19 May, 2022
  • Berisha, qeverisë: Mos gaboni t’i hiqni veteranët nga rritja e pagës minimale 19 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top