fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 5 December, 2019 15:50 Kthehen në Shqipëri disa nga të strehuarit në Kosovë
  • 5 December, 2019 15:44 Në foton familjare të Obamës, të gjithë sytë tek vajza Sasha
  • 5 December, 2019 15:42 Rina Balaj konfirmon lidhjen me reperin e njohur, Fifi e uron
  • 5 December, 2019 15:27 Justin i kërkon falje publikisht gruas pas fotove me kolegen
  • 5 December, 2019 15:24 Jennifer Lopez s’thotë jo për më shumë fëmijë
  • 5 December, 2019 15:15 Në xhamitë e Kosovës mblidhen mbi 300 mijë euro për Shqipërinë
  • 5 December, 2019 15:11 Një ditë pasi kërkoi që të bëhet qeveria sa më shpejtë, ambasadori gjerman i shkon në seli Isa Mustafës
  • 5 December, 2019 15:09 ASK: Më së shumti vizitorë kanë hotelet e Prishtinës
  • 5 December, 2019 15:07 Kërkohet drejtësi për gazetarët e vrarë dhe të zhdukur në Kosovë
  • 5 December, 2019 14:55 “Nuk kemi nevojë për njohje, Kosova po i pengon bisedimet”
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Sindikatat mbështesin heqjen e 1 Majit nga lista e ditëve të pushimit
26 October, 2018

Sindikatat e punës në Kosovë mbështesin propozimin e deputetit të Partisë Demokratike, Nait Hasani për të hequr nga lista e festave zyrtare 1 majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Përfaqësuesit sindikalë thanë për BIRN se ata mbështesin nismën e deputetit Nait Hasani për të hequr disa festa nga lista zyrtare e vendit, duke përfshirë edhe Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Kreu i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Blerim Syla, tha për BIRN-in se kjo iniciativë së pari duhet të miratohet nga Kuvendi i Kosovës, por argumentoi se 1 Maji është një relikt i epokës jugosllave.

“Në shumicën e vendeve evropiane kjo nuk është një festë zyrtare dhe nëse qëllimi ynë është të bashkohemi me Evropën, kjo duhet të bëhet në vendin tonë … kemi ardhur nga sistemi komunist i ish-Jugosllavisë dhe ne ishim mësuar të kishim një ditë pushimi më 1 maj”, tha Syla.

Ai shtoi se nuk duhet të ketë ankesa për ndryshimin nëse kjo ndodh.

“Duhet të kemi reagime për të kërkuar të drejtat tona, jo për një ditë pushimi,” tha ai.

Mursel Zymberi, kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civilë, tha se organizata e tij gjithashtu mbështet propozimin, duke argumentuar se 1 maji ‘u trajtua më shumë si një festë që nga paslufta, nga sistemi i mëparshëm i ish-Jugosllavisë”.

1 Maji duhet të jetë “më shumë se një protestë që kërkon të drejtat e punëtorëve” dhe jo një festë, tha Zymberi.

Avni Ajdini, kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, tha gjithashtu se fakti që Kosova shënon 1 Majin si një festë është “një sindrom të keq që ka mbetur nga e kaluara”.

Ai gjithashtu argumentoi se 1 Maji duhet të jetë një ditë proteste për të drejtat e punëtorëve, siç janë “kërkesat për paga, kushtet e punës, sigurimet shëndetësore, pensionet dinjitoze, lejen e lindjes dhe shumë kërkesa të tjera”.

Një përfaqësues i Grupit Anarko-Sindikalist të Prishtinës, i cili kërkoi të mos përmendet me emër, vuri në dukje se 1 Maji ishte fillimisht një përkujtim i një proteste për punëtorë në Çikago më 1886.

“Për ne nuk ka rëndësi nëse është një festë zyrtare apo jo, ne do të jemi në rrugë [duke protestuar] … Është me të vërtetë e rëndësishme për ne që të kemi një ditë të dedikuar për punëtorët dhe revoltën e tyre”, tha ai.

Përfaqësuesi shtoi se në ish-Jugosllavi shteti e portretizoi veten si respektues i të drejtave të punëtorëve, “por në të njëjtën kohë, Jugosllavia gjithashtu shkeli të drejtat e punëtorëve në mënyra të ndryshme”.

Ai argumentoi se ky koncept u trashëgua nga Kosova, por “tani ata duan ta heqin këtë sepse ekziston një lloj dominimi ideologjik neoliberal në të cilin punëtori … ekziston si një individ i cili ka vlerë monetare në ekonominë e tregut”.

“Një logjikë e tillë është shumë problematike, siç është edhe nisma e Nait Hasanit,” shtoi ai.

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve është një festë publike në Kosovë sipas Ligjit për Festat Zyrtare. Është gjithashtu një festë në shumë vende të tjera anembanë botës, duke përfshirë të gjitha shtetet e Ballkanit.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë
29 October, 2019 13:04

Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin
18 October, 2019 14:56

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin

Lifestyle
Një pjesë e familjes mbretërore do të largohet nga Pallati
2 December, 2019

Një pjesë e familjes mbretërore do të largohet nga Pallati

Princi Charles, (71) kur të bëhet mbret planifikon ta reduktojë numrin e anëtarëve të familjes së tij në djemtë William

Lajmet e fundit
  • Rakiqi paralajmëron mundësinë e daljes së serbëve nga institucionet e Kosovës 5 December, 2019
  • Vaksinat që bleu MSH-ja nga UNICEF-i kanë kushtuar mbi 444 mijë euro, shpërndarja nis javën tjetër 5 December, 2019
  • Vazhdon tutje mocioni i mosbesimit ndaj Trump 5 December, 2019
  • Mustafa njofton ambasadorin Heldt për rrjedhën e bisedimeve me VV-në 5 December, 2019
  • Haxhiu: Po marrëveshje me LDK-në, por jo të futet posti i Presidentit 5 December, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top